Një zyrtar i Hamasit i tha Reuters sot se nuk ka pasur përparim në një raund të ri të bisedimeve të armëpushimit të Gazës që po mbahet në Kajro, ku përfshihen delegacione nga Izraeli, Katari dhe SHBA.

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin në lidhje me pushtimin dhe për këtë arsye, nuk ka asgjë të re në bisedimet në Kajro”, tha zyrtari i Hamasit për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.

Më herët sot, një burim egjiptian në televizionin Al-Qaira, që besohet të ketë lidhje me shërbimet e inteligjencës, tha se ishte bërë përparim në negociatat indirekte në Kajro për një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi u arrit një marrëveshje midis palëve të përfshira. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version