Një shqiptar i akuzuar për përdhunim është dënuar me 8 vite burg, pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi.
Viktima, rreth të 50-tave, përdori arushin prej pellushi për ta larguar Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç gjatë sulmit dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.
Mustafaj, i cili njihej me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019.
Detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin tha: Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme.
“Kjo i lejoi oficerët të shkonin menjëherë në vendngjarje, duke analizuar mjekësisht skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm dhe duke gjetur të dyshuarin.”
“Mustafaj tani është pas hekurave dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera të cenueshme.”
“Ne do të inkurajonim çdo viktimë të sulmit seksual të paraqitet në polici. “
/vizionplus.tv