Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik i 8 dhjetorit të vitit që dsapo lamë pas, ku humbën jetën 2 shqiptarë Altin Hoti e Egli Gjeci, dhe një italiane Fuilia Di Tillio.

Mediat italiane raportojnë se sipas raportit mjekoligjor tre të rinjtë nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë.

Gjithashtu autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë, ndërsa Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.

 

Share.
Exit mobile version