Të paktën 25 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhir të ndodhur ditën e sotme në Itali.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 jashtë qytetit verior italian të Parmës, për shkak të mjegullës së dendur.

Sipas medieve italiane, 17 prej të plagosurve janë të mitur. Dy ndodhen në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën helikopterë dhe mbi 20 ambulanca./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version