Irani ka nxjerrë raportin paraprak të ngjarjes me helikopterin që vdiqën Presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se piloti i helikopterit ishte në komunikim në radio me dy helikopterët e tjerë që e shoqëronin vetëm 1 minutë e gjysmë para se të rrëzohëj.
Po ashtu, raportohet se helikopteri u rrëzua në një zonë me mjegull të dendur, ndërsa është konstatuar se në trupin e mjetit fluturues nuk ka ndonjë shenjë shpërthimi apo shpimi plumbash, ç’ka sipas iranianëve rrëzon mundësinë e një sulmi.
Rezulton se pasi u rrëzua në tokë, helikopteri është përfshirë nga flakët, ndërsa kulla e aeroportit më të afërt ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pilotët duke konfirmuar se ata nuk kishin njoftuar për asnjë shqetësim mbi probleme teknike.
Presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm i Iranit vdiqën pak ditë më parë bashkë me disa zyrtarë të tjerë në zonën e Tabrizit pas një vizite zyrtare në Iranin verior. Helikopteri i tyre u rrëzua dhe u deshën më shumë se 12 orë për ta gjetur. /vizionplus.tv