A mund të ndryshojë një postim jetën tuaj? Po ta pyesësh Milanin e ri , pa e menduar dy herë, ai do të thoshte po, sepse kështu i ndodhi.

Një entuziast i madh i modës dhe me dëshirën për t’u bërë stilist, 14-vjeçari parizian, duke menduar për të ardhmen e tij, ka një ëndërr të fshehtë: të zbarkojë në një shtëpi të madhe mode. Jo në çdo markë, por në Louis Vuitton. Siç mund ta imagjinoni, nuk është e lehtë për të hyrë në botën e modës luksoze, aq më pak të vini në kontakt me marka të tilla të njohura.

Ishte nëna e tij e cila publikoi këtë postim:

“Përshëndetje Louis Vuitton, djali im është shumë, i apasionuar pas markës tuaj – shkruan Louise në postim – Ai është gjithashtu shumë i mirë në Photoshop duke punuar në tabletin grafikë për krijimet e tij… Unë kurrë nuk kam e pa atë aq të mahnitur sa ditën që më tregoi ekspozitën tuaj përpara La Samaritaine, ai dinte shumë për bashkëpunimet dhe historinë e markës.”

Në pak kohë postimi u bë viral, duke tërhequr vëmendjen e gazetares së rrjetit televiziv BFM TV, Marie Gentric , e cila e impresionuar nga skicat dhe stili i Milanit , donte t’i kushtonte një reportazh për të inkurajuar ëndrrën e tij. Apeli, nuk kaloi pa u dëgjuar dhe arriti në Louis Vuitton i cili ofroi një praktikë njëjavore në Milano .

I riu që vuante nga ADHD dhe tipare autike – foli për përvojën: «Ndihesha më i qetë atje sesa në shkollë. Unë me të vërtetë u ndjeva sikur isha në komunitetin tim. Louis Vuitton është magjik! Ndryshoi gjithçka, për mua është fillimi i jetës”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version