Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u dërguan mesazhe palestinezëve në Gaza, të cilëve iu ofron para në këmbim të çdo informacioni për pengjet izraelite.

“A doni t’i jepni fund luftës? Nëse keni informacion të besueshëm për të rrëmbyerit ose rrëmbyesit e tyre, mos hezitoni të na kontaktoni dhe mund të merrni një shpërblim të vlefshëm në para”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Mesazhi ka dy numra telefoni të bashkangjitur me të, si dhe një faqe interneti, tek e cila gjenden fotografitë, emrat dhe moshat e pengjeve izraelite.

Nga ana tjetër, Gaza po përballet me një krizë humanitare pas bombardimeve izraelite në të gjithë enklavën, ku 70% e popullsisë tashmë po vuan nga  nivele katastrofike të urisë, tha të hënën një raport i mbështetur nga OKB./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version