Vazhdojnë zbulimet për parkun argëtues në Pefkohori të Halkidikisë, ku 19-vjeçari Yannis humbi jetën pak ditë më parë, duke e lënë zonën të tronditur.
Babai i Yannis ka kërkuar drejtësi për të birin. Një punonjës, i cili në të kaluarën ka punuar në parkun argëtues në Halkidiki, zbuloi se çfarë ka ndodhur me parkun.
“Makinat janë vjedhur nga Bullgaria”
Siç i tha Mega-s ish-punonjësi i parkut argëtues, disa nga makineritë janë të vjedhura nga Bullgaria, të pamirëmbajtura dhe në gjendje shumë të keqe. Ata do të hiqeshin në skrap por pronari nuk e lejoi. Ai i lyeu makinat dhe i vuri sërish në punë.”
Më pas ai shtoi se “për të funksionuar një makineri, duhet fillimisht të shkosh në një seminar për nëntë muaj në Itali, ku ata t’ju mësojë më shumë çështje sigurie”.
“Vetëm unë kisha certifikatë”
“Ju bëni disa provime standarde pasi të merrni cetifikatën e sigurisë”.
I pyetur se sa punëtorë kanë pasur certifikatën përkatëse në parkun argëtues të Halkidikisë, ai tha: “Me shumë gjasa askush në atë park në dy vitet që kam punuar. I vetmi person që kishte certifikim isha unë.”
Dëshmitë
Trondisin zbulimet e dëshmitarëve okularë për parkun argëtues horror në Pefkohori pas vdekjes tragjike të 19-vjeçarit.
Një dëshmitar okular raportoi për Mega se nuk ishte hera e parë që një fëmijë plagosej duke luajtur në makineritë e ndryshkura të këtij parku argëtimi.
“Një fëmijë mbeti i lënduar pas një incidenti me balerinën”, tha ish-punonjësi.
Masat e sigurisë nuk ekzistonin, ankohen prindërit e fëmijëve që kishin vizituar parkun argëtues.
Makineritë e parkut zbavitës janë të lashta, shumica e makinerive kishin aty mbi 15 vite, duke rrezikuar çdo ditë dhjetëra fëmijë. Sipas informacioneve, makineritë ishin të përdorura.
Prindërit ankohen se hekurat që mbanin sediljet ishin të kalbura dhe të ndryshkura.
Strukturat ishin në gjendje të mjeruar, me vidhat e munguara, pjesë të ndryshkura, konsumim të madh, hekur të kalbur dhe llamarina./vizionplus.tv