Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut pas 15 ditësh qëndrimi në spital është e qëndrueshme. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa ka kaluar një natë të qetë dhe janë vënë re disa përmirësime në shëndetin e tij.

Ashtu si në ditët e fundit, nata kaloi pa probleme dhe Papa tani është duke pushuar”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, gjendja shëndetësore e tij mbetet e “kompleksuar”, por me përmirësime të lehta.

Ai vazhdon të marrë oksigjen dhe fizioterapi për të ndihmuar në përmirësimin e frymëmarrjes.

Share.
Exit mobile version