Author: shqiperia
MPB njofton se janë zbuluar 5.880 copë mjete të ndryshme piroteknike në Strumicë, me çka është ndaluar një 54-vjeçar. “Sot (26.12.2023), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës kanë ndaluar A.I. (54) nga fshati Bansko i Strumicës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i janë gjetur dhe konfiskuar 5.880 copë mjete të ndryshme piroteknike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të saj kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Ndalohet një 54-vjeçar nga Strumica, i sekuestrohen…
Institucioni i Kuvendit ka bërë një regim zyrtar pasi ra pre e sulmit kibernetik ditën e djeshme. “Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa…
Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton
GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 11:00 marrjen e vendimit për ish-kryeministrin Berisha pas kërkesës së SPAK dhe marrjes së lejes nga Kuvendi. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene bën me dije se vendimi për shtyrjen u mor pas kërkesës së avokatëve të Berishës që të përjashtohej gjyqtarja Irena Gjoka me argumentin se ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga KLD, kur Berisha ishte në krye të këtij institucioni. Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha para Kuvendit disa ditë më parë se do të kërkonin masë sigurie “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për Berishën. Por, siç mëson Vizionplus.tv,…
Në ditët pas Krishtlindjeve, Hëna e Plotë e Dhjetorit ndodhet në ‘aksin’ Gaforre-Bricjap dhe na fton të kujdesemi për veten e marrëdhëniet me të dashurit tanë. Lexoni më poshtë cilat shenja preken më shumë. Dashi Nuk ka vend më të mirë se shtëpia për pushime. Megjithatë, kjo Hënë mund të shkaktojë trazira të vogla dhe tensione emocionale rreth një çështjeje familjare këto ditë. Disa prej jush mund të kenë lajme të papritura që do t’ju detyrojnë të ndryshoni mënyrën se si trajtoni një çështje familjare ose pronësore. Mund t’ju duhet të ndërhyni për të ndihmuar një prind ose të afërm kur gjërat bëhen pak zhgënjyese. Ju…
Gazetarja Efrosina Papa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” ku foli për atmoferën festive në qytetin bregdetar të Vlorës. Papa u shpreh se 80-90% të restoraneve dhe hoteleve janë të prenotuara.Janë kryesisht shqiptarë emigrantë, që jetojnë në Evropë . Jo vetëm nga vlora. “Sipas operatorëve turistik çmimet nuk kanw ndryshuar, nuk janw rritur nga viti i kaluar. Kjo wshtw njw ndwr arsyet pse Vlora ka shumw fluks nw festa. Ndoshta edhe ndryshimi i infrastrukturës mund tw jetw njw arsye. Pushues nga Kosova. Italianët vijojinë të na pushtojnë, por tani është një pushtim i bukur” Me gjel deti apo…
Zyrtarët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vizituan të hënën Spitalin Al-Aksa në Gaza qendrore, ku po trajtohen shumë njerëz, përfshirë shumë nga sulmet ajrore të raportuara në kampin e refugjatëve Al-Maghazi. Ata bënë me dije se kanë dëgjuar rrëfime tronditëse të pacientëve në këtë spital, duke shtuar se bëhet fjalë për fëmijë që janë dëshmitarë vrasjes së prindërve të tyre apo prindër që dëshmuan vdekjen e fëmijëve të tyre. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se stafi në Al-Aqsa kishte raportuar se kishte informacion për të paktën 100 viktima. “Një fëmijë kishte humbur të gjithë familjen e tij në…
Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, siguroi sot se ai ishte mirë pasi u transferua në një koloni burgu në rajonin Arktik të Rusisë veriore. Udhëtimi për në vendin e tij të ri të paraburgimit, i cili zgjati 20 ditë, ishte “mjaft i lodhshëm”, tha ai në platformën X (ish-Twitter). “Por unë jam në një gjendje të mirë mendore, si Santa Claus”, shtoi Alexei Navalny. “Gjithsesi, mos u shqetëso për mua. Unë jam mirë. Jam i lehtësuar që kam mbërritur më në fund”, tha ai. Mbështetësit e…
Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet? Astrologia e njohur Meri Gjini në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ceku disa nga periudhat më të vështira të vitit ku duhet të shmangim ngjarjet e rëndësishme. “Në 24 do të jenë disa momente që nuk duhet të vendosim gjëra të rëndësishme në axhendën tonë. Periudha që nuk pranon ngjarje dhe evente të rëndësishme. Do të jenë ditë me ngjarje shumë të forta dhe do të jetë e vështirë t’i qëndrojmë besnik axhendës. Periudhat janë: 2-25 prill. 13-18 korrik.…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Malin e Zi, ku katër persona kanë ndërruar jetë, tre prej të cilëve shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Barane në afërsi të Plavës dhe tre nga viktimat janë shqiptarë, kurse një malazes. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më…
Në qytetin francez Sevran, babai i dyshuar për vrasjen me thikë të partneres së tij 35-vjeçare dhe katër fëmijëve të saj, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj, u arrestua. 33-vjeçari është parë në shtëpinë e prindërve të tij mëngjesin e sotëm dhe është ndaluar nga policia. Ai tashmë është i njohur për autoritetet policore. Idyshuari u pa në Sevran gjatë natës dhe makina e tij u gjet pak orë pas zbulimit rrëqethës nga policia. Si u gjetën të vdekur nëna dhe fëmijët e saj Gjithçka nisi kur një shoqe e nënës njoftoi komisariatin e Meaux të hënën mbrëma pasi…