Author: shqiperia
Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet? Astrologia e njohur Meri Gjini në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ceku disa nga periudhat më të vështira të vitit ku duhet të shmangim ngjarjet e rëndësishme. “Në 24 do të jenë disa momente që nuk duhet të vendosim gjëra të rëndësishme në axhendën tonë. Periudha që nuk pranon ngjarje dhe evente të rëndësishme. Do të jenë ditë me ngjarje shumë të forta dhe do të jetë e vështirë t’i qëndrojmë besnik axhendës. Periudhat janë: 2-25 prill. 13-18 korrik.…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Malin e Zi, ku katër persona kanë ndërruar jetë, tre prej të cilëve shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Barane në afërsi të Plavës dhe tre nga viktimat janë shqiptarë, kurse një malazes. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më…
Në qytetin francez Sevran, babai i dyshuar për vrasjen me thikë të partneres së tij 35-vjeçare dhe katër fëmijëve të saj, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj, u arrestua. 33-vjeçari është parë në shtëpinë e prindërve të tij mëngjesin e sotëm dhe është ndaluar nga policia. Ai tashmë është i njohur për autoritetet policore. Idyshuari u pa në Sevran gjatë natës dhe makina e tij u gjet pak orë pas zbulimit rrëqethës nga policia. Si u gjetën të vdekur nëna dhe fëmijët e saj Gjithçka nisi kur një shoqe e nënës njoftoi komisariatin e Meaux të hënën mbrëma pasi…
Festat e fundvitit, Rama: Lajmi i mirë, numri i turistëve arriti në 10 milionë gjatë këtij viti
Kryeministri Edi Rama bën me dije se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka arritur në 10 milionë. Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një arritje e paimagjinueshme. “Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më pare: GËZUAR! *10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan ai. Fluksi i turistëve u rrit ndjeshëm ditët e fundit, për shkak të kthimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, në prag festash. Pikat kufitare shtuan sportelet për të përballur fluksin,…
SPAK ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin dhe burgosjen e shqiptarit Iliarjan Duçellari (Zaimi) i cili u kap në kuadër të dy operacioneve të mëdha në bashkëunim me autoritetet italiane dhe Eurojust. Sipas SPAK, Apeli i GJKKO-së ka dhënë fjalën e fundit mbi fatin e tij duke e dënuar me gjithsej 12 vite e 8 muaj burg. Po ashtu, është vendosur edhe sekuestrimi i pasurisë. Fillimisht, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshëm Duçellarin, por pas apelimit nga SPAK është marrë vendimi i fundit duke e kyçur shqiptarin në qeli. Të dënuarit Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për…
Selaniku i jep lamtumirën e fundit Vassilis Karras, kërkesa e veçantë e familjes së artistit
Trupi i Vassilis Karras është vendosur në një pelegrinazh publik mëngjesin e kësaj të marteje në Kishën e Shenjtë të Urtësisë së Zotit në Selanik. “Lamtumirën e fundit do ta nderojnë me praninë e tyre filarmonia e Nea Propontida dhe Apollo Rodolivos. Fjalën e varrimit do ta mbajë drejtori artistik i Orkestrës Simfonike të Greqisë së Re, Evangelos Arabatzis”, shkruajnë mediat vendase. Familja e të ndjerit dëshiron që në vend të kurorave të luleve, qytetarët dhe ato që e deshën artistin, të kontribuojnë në shoqatën e fëmijëve me sëmundje neoplazike. Nesër, e mërkurë, 27 dhjetor, varrimi i trupit do të…
Parlamenti turk më 26 dhjetor pritet të rinisë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan, e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara. Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31…
“Jemi rritur me këngët e tij”, njerëzit mblidhen për të nderuar Vassilis Karras në Selanik
Një turmë njerëzish është mbledhur që prej orës 8 të mëngjesit, në Kishën e Shenjtë të Zotit Agia Sofia në Selanik, ku trupi i këngëtarit Vassilis Karras do të vendoset në një pelegrinazh popullor. Me lule të bardha, qytetarët në Selanik presin trupin e Vassilis Karras për të bërë nderime. “Bashkë me të vdiq një pjesë e adoleshencës sime dhe rinisë sime”, tha një fanse e artistit të madh. “Kemi ardhur këtu sepse jemi rritur me këngët e Vassilis Karras”, tha një tjetër. Trupi i këngëtarit të madh grek do të vendoset në një pelegrinazh popullor nga ora 10:00 deri…
Ende kohë për të marrë surpriza të bukura. Deri në fund të dhjetorit, këto tre shenja horoskopi mund të kenë gjetur dashurinë e jetës. Luani. Ka shumë mundësi që nëse keni dikë në mendje apo në zemër, të keni hedhur hapa deri në fund të vitit. Viti i ri do t’iu gjejë çift dhe për ju do fillojë të shkruhet një histori e bukur dashurie. Bricjapi. Me një natyrë diskrete, tashmë ju do të keni dëshirë të dilni pak nga ambienti juaj i rehatisë. Gjithë planetët do të bëhen bashkë për të nxitur takime dhe për të shtuar rrahjet e…
Avokati amerikan Tyler Summers, i specializuar në marrëveshjet paramartesore dhe divorcet, së fundmi zbuloi se njerëzit në të 20-at janë shumë të rinj për t’u martuar. Ai këshillon të rinjtë që të presin të paktën deri në moshën 30-vjeçare për të thënë ‘po’-në fatale. “Në të 20-at, ju ende po kërkoni veten. Nuk e keni idenë se çfarë doni në planin afatgjatë”, beson ky avokat nga Bostoni. Ai shton se nëse prisni dhjetë vjet, do të keni një stabilitet më të mirë financiar dhe do ta kuptoni veten më mirë. “Njerëzit që martohen në moshën 30 vjeç e lart kanë…