Author: shqiperia
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës. Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh. Vizion Plus mëson se arrestimi i itij është bërë për shkak të një çështjeje që i përket këtij institucioni. Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata. Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar “arrest me burg”, por Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak se ka një fëmijë autik. Kadiu…
Turqia i jep “OK” futjes së Suedisë në NATO
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit të Turqisë miratoi të martën ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke e vendosur vendin nordik një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake. Masa duhet të miratohet tani nga parlamenti, por nuk është caktuar një datë për votim dhe kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme u tha gazetarëve të mos prisnin që kjo të ndodhë shpejt, shkruan NY Times. Që kur Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Turqia e ka vonuar vazhdimisht procesin, duke thënë se Suedia, Shtetet e Bashkuara…
Zjarr i madh në një bujtinë në Rumani, 5 të vdekur dhe disa të zhdukur, mes viktimave një fëmijë
Rumani-Një zjarr masiv në një bujtinë mëngjesin e së martës në Bukuresht la pesë persona të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet. Në bujtinë po qëndronin 26 persona, sipas Inspektoratit të Përgjithshëm për Situatat Emergjente. Autoritetet thanë se 18 persona arritën t’i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie. Rreth orës 12:45 autoritetet thanë se zjarri ishte shuar dhe se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë. Zona e prekur ishte rreth 1,000 metra katrorë. Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri./vizionplus.tv
GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për ish-kryeminsitrin Sali Berisha, pas kërkesës së bërë nga SPAK. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka mësuar se SPAK ka kërkuar masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu Cene ka konfirmuar edhe se në kërkesën e SPAK theksohet që ish-kryeministri Sali Berisha të mos ketë asnjë kontakt me persona të jashtëm përveç familjarëve. Ndërkohë është kërkuar edhe që shtëpia ku ish-kryeminsitri Berisha do të qendrojë të ruhet me policë. Kujtojmë që SPAK ju drejtua dy javë më parë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha në…
Plan me ish-shefin e krimeve për të ekzekutuar “Akilin” shqiptar, momenti i arrestimit të Kep Rapit
Ky është momenti i arrestimit të Rexhet Rapit, i njohur ndryshe si Kep Rapi dhe nipit të tij Algert Rapit. Të dy akuzohen se në bëshkëpunim me ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni, kanë tentuar të vrasin Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili” shqiptar. Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të SPAK. Kush do vritej Shënjestra e atentatit ishte Xhevdet Plaku. Kep Arapi ka dalë në Sky Ecc në biseda me ish-shefin e komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni, aktualisht i arrestuar për një tjetër vepër penale. Dedan Gjoni ishte përfshirë në grup kriminal…
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, mbrojtja e të akuzuarit të pestë, Jane Bovrovski, ka dhënë fjalën përfundimtare në lidhje me rastin e aksidentit të trafikut në “Llaskarci”, ku humbën jetën 16 persona dhe u lënduan mbi 30. Avokatja e tij, Ivanka Jakimovska, ka theksuar se në procedurën e provave nuk është vërtetuar as motivi dhe as qëllimi i veprave që i ngarkohen klientit të saj, Jane Bovrovski. Ajo ka argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbajtur përgjegjësi të akuzuarin, duke theksuar se ai nuk ishte i pranishëm në inspektimin teknik vjetor dhe…
Çdo vit, ish-Presidenti Barack Obama ndante leximet e tij të preferuara të vitit, të cilat janë gjithmonë një përzierje interesante e romaneve me pordhime historike. Ai gjithashtu përmendi se listat e tij të filmave dhe muzikës së tij të preferuar të vitit do të dalin së shpejti. Zgjedhjet e këtij viti përfshijnë letërsi artistike të vlerësuara me çmime, libra historie, një kujtim dhe më shumë. “Këtu janë librat që kam lexuar me kënaqësi. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre. Dhe nëse mundeni, blini në një librari ose shkoni në bibliotekën tuaj…
Ipeshkvia e Tetovës ka marrë vendim për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit, do të paraqesin ankesë
Ipeshkvia Tetovë-Gostivar njoftoi sot se kanë marrë vendim nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit. Lexo po ashtu Angellov: Kryqit në Kodrën e Diellit kurrë nuk do t’i vijë radha të largohet Nga atje thonë se ndaj këtij vendimi për këtë do të parashtrojnë ankesë. Lexo po ashtu Sulejmani: Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit “KOM AO Ipeshkvia Tetovë-Gostivar do t’i mbrojë të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion. Apelojmë tek qytetarët që të mos iu…
“Kthejini në shtëpi”, familjet e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanyahu, protestojnë kundër tij
Familjet e pengjeve kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa fliste për zgjerimin e ofensivës në Gaza. Familjarët e pengjeve me pankarta në duar kanë kërkuar rikthimin e të afërmve të tyre në Izrael. Bëhet fjalë për më shumë se 100 pengje që mbahen peng nga Hamasi. “Ne po zgjerojmë luftën në ditët në vijim dhe kjo do të jetë një betejë e gjatë”, tha Netanyahu, por fjalimi i tij u shoqërua me protesta nga familjarët e pengjeve. Më vonë, protestuesit u mblodhën pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Tel Avivit përpara një takimi të…
Nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup e konfirmojnë se në repartin e të porsalindurve ka pasur një incident, ku një akushere aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të një foshnje. “Pediatri kujdestar ka vepruar në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është mjekuar plaga. Akusherja është pezulluar, doli para Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit të kujdesit shëndetësor, si dhe ndërrimit vendit të punës”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup për “TV21”. Për…