Author: shqiperia

Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë. Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën. Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit. Izoloni shtëpinë Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të infestoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun. Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në…

Lexo më shumë

Sot pasdite, Komiteti Qendror i LSDM-së ka bërë një seri përcaktimesh lidhur me strukturën e Qeverisë Teknike dhe drejtuesit e saj. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, është autorizuar të formojë një grup punues që do të dialogojë me subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe mbështetësit e rrugës evropiane. Në këtë kontekst, Jovan Mitreski është emëruar kandidat për kryetar të Kuvendit deri në përfundim të mandatit parlamentar 2020-2024. Emrat e tjerë të qeverisë së ardhshme janë përcaktuar, përfshirë kandidatin për zëvendësministër shtesë të punëve të brendshme, Mitko Bojmacaliev. Në fushën e politikave të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska do të jetë kandidatja…

Lexo më shumë

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël. Megjithatë, stresi i përditshëm dhe rrjedhimisht kjo mënyrë e të ngrënit janë të dëmshme për shëndetin. Ëmbëlsirat janë një delikatesë prej së cilës ndoshta nuk mund të heqim dorrë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë. Nëse futesh në këtë kategori dashamirësish të ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni të ëmbël. Do Të Shtosh Në Peshë Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori. Një kek…

Lexo më shumë

GREQI– Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës, 26 dhjetor, në rrugën provinciale Veria-Sfikia, rreth tre kilometra larg fshatit Pieri. Automjeti në të cilin udhëtonin dy gra, i cili shkonte në drejtim të Sfikisë, ka rënë nga një shkëmb rreth 80 metra i lartë. Për pasojë pasagjerja 73-vjeçare ka humbur jetën dhe drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur. Sipas informacioneve të verianet, shoferja ishte nusja e viktimës dhe ato po ktheheshin nga spitali i Verias ku e moshuara i ishte nënshtruar hemodializës. Njësia e Zjarrfikëses ka nxjerrë dy të aksidentuarat nga makina dhe i ka dërguar në spital, por për…

Lexo më shumë

Gjatë dimrit të zymtë të vitit 1914, mes baltës, gjakut dhe kaosit të Luftës së Parë Botërore, një seri e jashtëzakonshme armëpushimesh ndodhi spontanisht përgjatë Frontit Perëndimor. Në vitet 1960, BBC intervistoi disa nga burrat të cilët, gjatë asaj periudhe të jashtëzakonshme të Krishtlindjesh, vendosën të dorëzonin armët. Në prag të Krishtlindjes 1914, ushtari Graham Williams, i Brigadës së 5-të të këmbësorisë së Londrës kishte detyrën e rojës. Ai rrinte dhe shihte me ankth nëpër tokën e shkretë të askujt mes tij dhe llogoreve gjermane. Ai kishte duruar tashmë muaj të tërë të dhunës brutale, gjakderdhjes dhe shkatërrimit që karakterizonte…

Lexo më shumë

Kostoja prej 200 denarë, e vendosur për të gjithë ata që kanë kyçje në rrjetin e energjisë elektrike, pavarësisht nëse shfrytëzojnë ose jo energjinë elektrike, nuk paraqet harxhim shtesë, por shpërndarje e harxhimit të kostos së rrjetit. Këtë e bëri të ditur “10 minuta”, zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Lirim Sulejmani. “Nuk është ky harxhim shtesë që do e kenë qytetarët, por është shpërndarje e re e harxhimit ose kosto për rrjetin. D.m.th. nëse deri më tani harxhimet e kostos ishin barrë vetëm e qytetarëve që harxhonin energji elektrike, tani ai harxhim do të shpërndahet edhe te qytetarët që…

Lexo më shumë

Sipas ekspertëve, ka disa shenja që mund të tregojnë se një person ka vetëbesim të ulët dhe do të ishte mirë të punonte më shumë me veten. Nëse vëzhgoni edhe modelet dhe shenjat e mëposhtme në sjelljen tuaj, atëherë mund të shqetësoheni se është koha për të punuar me veten tuaj. Ju nuk i impononi lehtësisht kufijtë tuaj Le ta bëjmë të qartë se kufijtë hyjnë në sjelljen tonë. Dhe kur flasim për kufijtë, nënkuptojmë të mos pranojmë sjellje që nuk na pëlqejnë ose që i konsiderojmë fyese. Pasi të shprehim dhe komunikojmë se si ndihemi për veprime të caktuara…

Lexo më shumë

Ditët dhe muajin e fundit të vitit nuk vrapojmë vetëm për të rregulluar dhe zbukurar shtëpinë, por kujdesemi dhe për dukjen e tavolinës tonë. Ti japësh më shumë rëndësi shtrimit të tavolinës, si për shembull duke zgjedhur vetëm një ngjyrë, mund të jetë një ide dhe aktivitet që mund të ndjekim gjithë vitin dhe jo vetëm sezonin e festave. Përpos ngjyrës se bardhë që nuk del kurrë nga moda, sinonim i pastërtisë, rafinimit dhe klasit, shtrimi i tavolinës mund të përfshijë dhe ngjyra të tjera nga paleta e ngjyrave. Nga bluja, te grija, te lejlaja, bordo e deri tek e…

Lexo më shumë

MPB se sot në (26.12.2023) në rrugën “Mbrojtësit e Prilepit” në Prilep, policia gjatë kontrollit së automjetit “Golf” i drejtuar nga A.B. (47) nga Prilepi ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej 7480 copë mjete piroteknike. Sipas njoftimit të MPB-së, për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 396 të Kodit Penal, personi do të ndalohet në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës./Telegrafi/ Në Prilep janë sekuestruar 7480 mjete piroteknike, një person është ndaluar appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Itali– Dy persona me origjinë shqiptare u përpoqën të ngjiteshin nga ballkoni i një ndërtese për të hyrë në një shtëpi dhe për të kryer një grabitje natën e Krishtlindjes. Një nga dy shqiptarët u arrestua dhe sipas medieve italiane bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedentë penalë. Një grua vuri re dy burra të cilët, në godinën përballë saj, në via Vincenzo Russo, po ngjiteshin në ndërtesë me një litar për të arritur në një ballkon. Gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila me të mbërritur në vendngjarje ka parandaluar vjedhjen. Njëri nga dy hajdutët ka mundur të arratiset. Agjentët…

Lexo më shumë