Author: shqiperia

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 25 dhjetor të këtij viti ka dorëzuar 1 milion e 151 mijë e 628 pasaporta të reja, 993 mijë e 966 letërnjoftime dhe 525 mijë e 225 patentë shoferi kundrejt 1 milion e 836 mijë qytetarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më…

Lexo më shumë

Nje ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti. Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar rastin me video pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës. Mësohet se ditën e sotme disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e tij.   Nuk dihet për momentjn gjendja e tij, por specialistët thonë se ariu mund të rezistojë për shumë ditë…

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin që grupi i Rithemelimit ka depozituar për vendimin e 3 marsit ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina në orën 09:00. Në dhomë këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit. Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave, me çka do të ketë ulje të dukshmërisë. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 12 deri 17 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një 18-vjeçar ka vrarë vëllanë e tij 16-vjeçar pas një sherri për rrobat. Mediat greke raportojnë se 18-vjeçari e ka goditur vëllanë e tij me gërshërë në gjoks. Shkak ka qenë lëvizja e 16-vjeçarit për të marrë një këmishë të vëllait të tij të madh, pa e pyetur atë. Përcaktuese për arrestimin dhe rrëfimin e 18-vjeçarit kanë qenë dëshmitë e nënës dhe gjyshes së tij që kanë qenë të pranishëm në momentin e përleshjes në orën 21:00 të së martës në banesën. Siç kanë thënë ato në polici,…

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian është në proces të hartimit të një plani alternativ për financimin e Ukrainës. Shuma që do t’i ndahet vendit në luftë arrin në 20 miliardë euro. Synimi i planit alternativ, siç raportohet nga gazeta Financial Times, është të anashkalojë kundërshtimin e Hungarisë për lëvrimin e një shume nga buxheti europian. Sipas publikimit, shuma do të gjendet me emetimin e borxhit të ndërsjellë. Hartimi i këtij plani pason dështimin për të arritur një marrëveshje në samitin e këtij muaji. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dashi Ju do të jeni gati të përjetoni momente të mira bashkëpunimi me të dashurin/ën tuaj. Nëse jeni çift ju mund të ndani një ditë dedikuar qetësisë. Beqarët do të jenë në gjendje për të nisur aventura interesante, është koha për të bërë njohje të reja. Sot ju do të keni kënaqësi të mëdha në fushën e punës. Demi Nëse jeni çift, nuk mund të miratoni disa qëndrime të të dashurit/ës dhe kjo mund të shkaktojë grindje. Beqarët do të mbrohen nga Urani dhe do e ndjejnë veten gati për të nisur histori të reja dashurie. Ju do të keni…

Lexo më shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës. Do të ketë rezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit. Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 14°C në zonat e ulëta 0 deri 16 °C…

Lexo më shumë

Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë. Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën. Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit. Izoloni shtëpinë Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të infestoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun. Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në…

Lexo më shumë

Sot pasdite, Komiteti Qendror i LSDM-së ka bërë një seri përcaktimesh lidhur me strukturën e Qeverisë Teknike dhe drejtuesit e saj. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, është autorizuar të formojë një grup punues që do të dialogojë me subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe mbështetësit e rrugës evropiane. Në këtë kontekst, Jovan Mitreski është emëruar kandidat për kryetar të Kuvendit deri në përfundim të mandatit parlamentar 2020-2024. Emrat e tjerë të qeverisë së ardhshme janë përcaktuar, përfshirë kandidatin për zëvendësministër shtesë të punëve të brendshme, Mitko Bojmacaliev. Në fushën e politikave të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska do të jetë kandidatja…

Lexo më shumë