Author: shqiperia
Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas rekursit të kërkuar nga grupi i Rithemelimit. Në arsytimin e zbardhur, gjykata konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. “Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura…
Në 10 seancat e provimeve të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë gjithsej 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së punës. Interesimi më i madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, ku kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë, njofton Oda e Mjekësisë. Mjekët e mjekësisë, pas përfundimit të shkollës mjekësore dhe praktikës, duhet t’i nënshtrohen provimit profesional më së voni brenda një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një nga kompetencat e Odës, përveç dhënies…
Ushtria izraelite ditë ne sotme ka shumëfishuar goditjet e saj në Rripin e Gazës, në kuadrin e luftës që shpalli për të “eliminuar” Hamasin dhe mund të zgjasë “shumë muaj”, pavarësisht shqetësimeve gjithnjë e në rritje për situatën humanitare. Ndërkohë, në një shenjë tjetër se konflikti po merr përmasa më të gjera, SHBA-ja njoftoi se kishte përgjuar në Detin e Kuq drone dhe raketa të lëshuara nga rebelët shiitë Houthi të Jemenit, të cilët kërcënojnë interesat izraelite në shenjë “mbështetjeje” për gazanët. Në enklavën palestineze, forcat e armatosura izraelite janë përfshirë në “betejat” në “Khan Younis” (jug), ndërsa “zgjerojnë” operacionet e tyre në pjesën qendrore…
Aktori koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite” – film i shpërblyer me çmimin Oscar – është gjetur i vdekur në një makinë në Seul, të mërkurën, thanë autoritetet. Ai është gjetur pas disa javësh hetimi intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit. Policia tha se ishte në kërkim të…
Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani. Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt. Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit. Përmbytjet janë shpeshtuar Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet.…
Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u thirr sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”. Ai qëndroi afro një orë në ambientet e Gjykatës, ku u pyet për faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar asokohe Fatmir Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. “Qoftë zotin Bumçi dhe zotin Mediu i kam miq dhe sot. Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti. Sikundër ju kam thënë, kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar përpara se të mbanin funksione të tilla dhe vazhdoj t’i takoj. Bisedat janë biseda që bëhen me…
Sektori i Policisë Rrugore i qarkut të Korçës në këtë fundvit ka marrë të gjitha masat për të siguruar një trafik normal dhe për t’ua bërë përdoruesve sa më të lehtë festën e ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si pjesë përbërëse e saj ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, për të përballuar fluksin në rritje që është në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por në veçanti qytetit të Korçës që është nje atraksion i rëndësishëm turistik. Siç dihet në këtë periudhë është qyteti më i frekuentuar nga pushuesit kryesisht vendas. Policia Rrugore me këtë…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 147 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për automjetet e paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Shqiptohen 147…
Vendlindja e Shakirës, Barranquilla, e nderoi atë me një statujë 6 metra të lartë. Artistja Yino Márques e krijoi statujën duke u frymëzuar nga lëvizje e saj më e njohur e kërcimit në videoklipin e vitit 2005 në këngën “Hips Don’t Lie”. Këngëtarja ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar të buzëqeshur para statujës. View this post on Instagram A post shared by Shakira (@shakira) “Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo fillimisht. /vizionplus.tv
Shtylla e CDU-së gjermane, Wolfgang Schäuble, vdiq në moshën 81-vjeçare i rrethuar nga familja e tij, e cila njoftoi agjencinë gjermane të lajmeve DPA për vdekjen e tij. Schäuble ishte ministri i financave i Angela Merkelit gjatë krizës së borxhit të eurozonës. “Ish-kryetari i Bundestagut dhe ministri i financave Wolfgang Schäuble ka vdekur”, tha familja e tij për agjencinë gjermane të lajmeve DPA të mërkurën herët. Wolfgang Schäuble lindi më 18 shtator 1942. Ai ishte një avokat, politikan dhe burrë shteti gjerman, karriera politike e të cilit zgjati më shumë se pesë dekada. Anëtar i Unionit Kristian Demokrat (CDU), ai…