Author: shqiperia
Në Çellopek të Komunës së Bervenicës në Tetovë para gjysmë ore ka pasur të shtëna, ku sipas informacioneve të para ka edhe të vdekur edhe të plagosur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për konflikt mes fqinjëve. Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, por nuk është konfirmuar asgjë rreth kësaj ngjarje tragjike. Lajmi në përditësim… Të shtëna në Çellopek të Tetovës, ka edhe viktima appeared first on Telegrafi.
OBRM-PDUKM propozon që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në takimin me gazetarët informoi se grupi i tyre parlamentar do të propozojë që punëtorët e mediave të lirohen nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, me përjashtim të RTVM-së dhe AIM-së që financohen nga buxheti i shtetit. Mickoski tha se gjatë debatit për propozim-buxhetin në Kuvend do të paraqitet një amendament dhe se bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë euro në vit. Nëse kjo nuk pranohet, tha Mickoski, gjatë formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të majit, me ribalancin e parë do të parashihet lirimi i mediave nga këto detyra. Mickoski vlerëson se kjo masë…
Kosova do njohë targat e Serbisë, Kurti: Do presim të shohim nëse Beogradi do të zbatojë vendimin
Konflikti 10-vjeçar i targave mes Kosovës dhe Serbisë duket se po merr fund. Kryeministri Albin Kurt i është përgjigjur pozitivisht vendimit të Serbisë për njohje duke bërë të ditur se edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë, por pa dhënë një afat të caktuar. “Vendimin tonë të vbarazvlefshëm do ta marrim sapo policia të dokumentojë dhe vërtetojë se serba po e zbaton të plotë vendimin e saj”, tha Kurti. Megjithastë Kurti e cilesoi vendimin e Beogradit si nje manovër e rradhës për hir të pushtetit. “Po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE SHBA mbi serbinë për…
Një darkë për të krishterët, Veliaj nënvizon forcimin e urave shpirtërore me njëri-tjetrin
Erion Veliaj mblodhi në një darkë festive krerët e besimit të krishterë dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite. “Unë besoj se Perëndia na sprovon në secilën prej këtyre përvojave. Na sprovon në luftë, në sprovon në pandemi, na sprovon në tërmet, na sprovon se ku i kemi limitet, sa të gatshëm jemi të sillemi si vëllazëri dhe jo si klientë. Për këtë ju jam pafundësisht mirënjohës”, tha Veliaj. Kryebashkiaku tha se të punuarit bashkë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit mund të çojë vendin përpara. “Ne mund t’i kemi të gjitha asetet…
Jeni gati për vendime të vështira? Horoskopi i muajit Janar 2024: Shenja që “lufton” për trashëgimi
Janë ditët e fundit të vitit dhe të gjithë mendimet janë me vitin e ardhshëm, që nis me Janarin. Çfarë mund të presim nga muaji i parë i vitit të ri? Së pari, le të kalojmë nëpër ngjarjet astrologjike të javëve të ardhshme. Mërkuri del nga retrograde më 2 janar, gjë që do të na mundësojë të gjithëve të ecim përpara pa kaos. Sezoni i Ujorit fillon në datën 20, duke sjellë emocione intensive dhe duke na nxitur drejt vetëshprehjes. Më pas në datën 27, Urani do të stacionojë direkt. Kjo mund të sjellë spontanitet dhe emocione të larta. Megjithëse…
Të gjithë ndihemi ndonjëherë të trishtuar dhe të pakënaqur, por duhet të punojmë me veten që të mos bëhet zakon. Nëse përjashtojmë rrethanat e këqija dhe gjërat që absolutisht nuk mund të ndikojmë, na mbetet vetëm të shikojmë thellë brenda vetes dhe të zbulojmë shkakun e pakënaqësisë sonë. Shumë psikologë besojnë se receta e suksesit qëndron në ndryshimin e tre zakoneve veçanërisht të këqija, të cilat sabotojnë drejtpërdrejt mundësinë tonë për të qenë të lumtur. Zbuloni më poshtë për cilat zakone po flasim. “Është kështu” Ankesa është armiku i lumturisë. Pa marrë parasysh se sa lehtësim ndiejmë kur e shprehim,…
Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen se kujt i përket logoja dhe vula e Partisë Demokratike. Gjyqtarët kanë marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike të përfaqësuar nga komisioni i Rithemelimit dhe kanë vendosur të prishin vendimin që Apeli mori në 3 marsin e këtij viti duke kërkuar rishqyrtimin e çështjes nga një tjetër trup gjykuese. “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.” Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve. “Kolegji…
Kryetari dhe deputeti i Alternativës, Afrim Gashi, sot në një konferencë për media tha se do të bojkotojnë punën e Kuvendit nëse kandidati i tyre për anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Abdush Demiri, nuk votohet deri më 31 dhjetor. Kështu tha Gashi pas pauzës së paralajmëruar njëorëshe të seancës së Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, e cila u zhvillua në atmosferë të tensionuar në sallë pasi deputetja e koalicionit opozitar shqiptar Safije Sadiki Shaini kërkoi që Propozimi për anëtarin e KSHZ-së Zulfi të mos votohet. Adili është mbështetur nga Partia Demokratike Evropiane e Arijanit Hoxhës. “Nëse kandidati ynë për…
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në fund të javës së ardhshme për të diskutuar luftën në Gaza, raportoi Axios, duke cituar pesë zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe arabë. Sekretari amerikan i Shtetit planifikon të vizitojë Izraelin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin. Forcat izraelite kanë zgjeruar ofensivën tokësore në kampet e refugjatëve në Gazën qendrore, ndërsa një zyrtar i lartë ka paralajmëruar se lufta do të zgjasë me muaj. Komunitetet e mbipopulluara palestineze kanë qenë gjithashtu në shënjestër teksa banorëve u është kërkuar të evakuohen. Njoftimi i ushtrisë për…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është përpiluar projekti për ndërtimin e sistemin e ujërave të zeza për qytetin dhe fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Me anë të projektit në kuadër të programit IPA 2 përfshinë ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin dhe si dhe për rrjetin primar dhe sekondar për kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Proroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami. Kasami falënderoi qytetarët për bashkëpunim, sipas të cilës u mundësua…