Author: shqiperia
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konfirmuar se po përgatitet të njoftojë Qeverinë rreth procedurave të anuluara për tenderin e ndërtimit të Çebrenit. Ministri Kaja Shukova bëri këtë konfirmim duke shtuar se kompania greke Arhirodon ishte e vetmja ofertuese, por nuk ka ofruar asnjë informacion rreth arsyeve të braktisjes së projektit. “Deri në mëngjesin e sotëm, ende nuk kemi marrë asnjë informacion nga kompania greke, dhe tashmë po përgatisim informacion për Qeverinë. Së bashku me juristë dhe konsulentë, do të paraqesim një vendim në seancën e ardhshme të Qeverisë për anulimin dhe mbylljen e procesit për Çebrenit,” tha Shukova…
Emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka zbuluar një skandal të madh se çfarë po ndodh në qendrat e trajtimit të emigrantëve. Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme. Lidhur me këtë skandal të madh ka reaguar edhe Potenzës Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”. “Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio. Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të…
Shumica e njerëzve që flasin në gjumë nuk e mbajnë mend ta bëjnë këtë. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, deri në 65 përqind e të rriturve dhe 50 përqind e fëmijëve kanë folur në gjumë në një moment të jetës së tyre. Të folurit në gjumë quhet shkencërisht somniloquy dhe konsiderohet si një lloj parasomnie, domethënë një lloj sjelljeje jonormale që shfaqet gjatë gjumit. Në përgjithësi është i padëmshëm, por mund të jetë shenjë e disa kushteve shëndetësore. Jeni të stresuar Kushdo që është hedhur ndonjëherë në shtrat mund të dëshmojë se stresi është i keq për gjumin.…
Sipas horoskopit të dashurisë, viti 2024 do të jetë plot emocione, veçanërisht për këto gjashtë shenja me fat në dashuri që do të gjejnë shpirtin binjak. Viti i ri premton një kapitull plot romancë për fatlumët, të cilët do të përjetojnë ndryshime të rëndësishme në çështjen e ndjenjave. Ja shenjat që do t’i hapin “krahët” dashurisë për këtë vit: Binjakët Viti 2024 premton një kohë qartësie për të lindurit e kësaj shenje. Falë ndikimit pozitiv të Mërkurit, gjallëria dhe shkathtësia që e dallojnë këtë shenjë përzihen me një qasje më të pjekur ndaj marrëdhënieve, duke krijuar baza të forta për…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar në Bellanoc. “Më datë 08.01.2024 në ora 17:40 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar Bellanoc, afër fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (62) nga fshati Haraçina-Shkup, dhe një automjet “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga OS (43) nga fshati Obllacë-Kumanovë” thuhet në njoftimin e MPB-së. Në aksident në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë diagnostikuar A.B.,…
Sjellja e sëmurë e 39-vjeçarit që vrau 41-vjeçaren shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik duket se është përsëritje e sjelljes së babait të tij. Detaje të tilla zbardhen nga një rrëfim tronditës i dikujt që njeh nga afër familjen e autorit. Ai deklaroi se babai i autorit kishte shkuar aq larg sa u kishte thënë fëmijëve se nëna e tyre, të cilën ai po abuzonte, kishte vdekur. “E njoh 39-vjeçarin. E kam njohur familjen e tij kur nëna e tij ishte e martuar me babanë e tij. Prindërit e tij u martuan në vitin 1984. Prindërit i njihja, babain mezi e pashë sepse ishte…
Policët që dje ndodheshin në shtëpinë e ish-zyrtarit të BDI-së, Ismet Guri, nuk kanë kontrolluar nëse Guri i bindet masës së arrestit shtëpiak, por me vendim të Gjykatës Penale është dashur ta kthejnë në qendrën e paraburgimit në Shutkë. Gjykata Penale ka publikuar më shumë detaje sot, duke bërë të ditur se Guri ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie pas një vendimi të Këshillit Penal. Ky vendim është marrë në krah të një ankesë nga Zyra e Prokurorit për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndryshimi i masës së paraburgimit vjen pas dyshimeve dhe arrestimit të…
Policia italiane ka shpallur në kërkim dy të rinj shqiptarë të moshës 25 dhe 29-vjeç të cilët akuzohen se kanë plagosur me thikë një 50-vjeçar natën e ndërrimit të viteve. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Velletri, provincë e Romës. Sipas mediave ndërkohë që qyteti gumëzhinte nga festa, dy të rinjtë shqiptarë kanë plagosur me thikë 50-vjeçarin. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është konstatuar se kishte marrë goditje në gjoks. Falë ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Ndërkohë policia ka kërkuar…
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Gabriel Attal-in, ish-ministrin e Arsimit, si kryeministër të ri të Francës njoftoi të martën Pallati Elysee. 34 vjeçari Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë e Francës. Ai konsiderohet një njeri i besuar i Macronit. Attali, i cili është hapur homoseksual, pason kryetaren e qeverisë, Elisabeth Borne (62 vjeç), e cila dha dorëheqjen të hënën. Ndryshimi i personelit konsiderohet si një lëvizje e Macronit, i cili dëshiron t’i japë vrull qeverisë pak muaj para zgjedhjeve evropiane në qershor. Në sondazhe, partia e Macronit “Renaissance” qëndron qartë pas lëvizjes “Rassemblement National” të udhëhequr nga kryetarja…
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj tek Lille. Zhegrova u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor. Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara. “I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi Zhegrova në Instastory. 24-vjeçari, këtë edicion i ka realizuar gjashtë gola dhe i ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat në këtë edicion. …