Author: shqiperia

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler konfirmoi sulmet e njëpasnjëshme duke deklaruar se u neutralizuan të paktën 59 terroristë. Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të treguar se “terroristët” u vranë ose u kapën gjatë një operacioni. Gjysmëhëna e Kuqe kurde në verilindje të Sirisë njoftoi se sulmet ajrore turke shkatërruan një klinikë diabetike në Kobani. “Sulmet e fundit kundër infrastrukturës civil) do të përkeqësojnë tragjedinë humanitare në Sirinë verilindore,” theksohet në reagim, pasi banorët e rajonit tashmë po përballen me një krizë të rëndë ushqimore dhe mungesë karburanti. Turqia nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në territorin irakian dhe sirian si hakmarrje për sulmet e…

Lexo më shumë

Donald Trump ka shënuar një fitore në luftën e tij kundër sfidave për të drejtën e tij për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pasi më 27 dhjetor Gjykata e Lartë e Miçiganit refuzoi të trajtonte çështjen për diskualifikimin e tij nga zgjedhjet e brendshme presidenciale në këtë shtet. Gjykata Supreme e Miçiganit tha se nuk do ta dëgjojë apelin nga katër votues të këtij shteti që kërkonin që ish-presidenti të mos lejohej të garonte në zgjedhjet partiake republikane të 27 shkurtit për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit të vitit…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pasditen e kësaj të mërkure. Një autobus me nxënës është përplasur me ambulancën brenda një tuneli. Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë pa lëndime. Ndërsa 4 persona që ndodheshin në ambulancë kanë ndërruar jetë. Pas aksidentit, ambulanca shpërtheu në flakë dhe ky është shkaku i vdekjes së personelit dhe pacientit që ndodheshin në mjet. Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimave, ndërsa rruga për momentin është bllokuar nga…

Lexo më shumë

Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të nxitur një sipërmarrje më gjithëpërfshirëse dhe të ndërgjegjshme për mjedisin, Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në partneritet me organizatën me bazë në Sllovaki “Hekima” ka nisur një fushatë mbarëkombëtare në mediat sociale që nënvizon rëndësinë e rritjes së përfaqësimit te grave në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes inteligjente ndaj klimës. Kjo fushatë mbarëkombëtare e mediave sociale synon të ndriçojë publikun për rëndësinë e përforcimit të pranisë së grave në ekonominë novatore dhe të zgjuara për klimën. Qëllimi i fushatës, siç thonë nga Fondacioni i UEJL-së, është të bashkojë të gjitha…

Lexo më shumë

Një operacion 10-orësh u nis të martën nga anijet dhe avionët amerikanë për të zmbrapsur një numër sulmesh të Houth ndaj anijeve në Detin e Kuq . “Konkretisht, shkatërruesi USS Laboon dhe avioni F/A-18E/F 18 Super Hornet i grupit goditës të aeroplanmbajtëses Eisenhower rrëzuan 12 dronë, tre raketa balistike dhe dy raketa lundrimi”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së. Grupi Houth ka shtuar sulmet ndaj anijeve tregtare që kalojnë në Detin e Kuq, një arterie kryesore detare, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit pas sulmit terrorist të 7 tetorit që vrau rreth 1200 njerëz, duke përfshirë 33 amerikanë. Gjithashtu të martën, Houth nisi një sulm ndaj…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në një deklaratë për mediat i pyetur se deri ku është procesi për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski – Palço për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se nuk ka asnjë informacion të ri për të dhe se nëse ka informacione të reja do të ndahen me publikun në kohë. “Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë për ta ndarë me ju. E thamë edhe herën e fundit në konferencën për shtyp edhe me kryeministrin, kurdo që të kemi do ta ndajmë me opinionin dhe me ju”, deklaroi…

Lexo më shumë

“Monumenti i dashurisë”, siç mund ta quajmë ndryshe Kullën e Eiffel, u mbyll sot për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit. Kjo grevë, përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së ndërtuesit të kullës, Gustave Eiffel. Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”. Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës. Kulla Eiffel e cila zakonisht është e hapur 365 ditë në vit, tërheq gati 7 milionë vizitorë përgjatë një viti, ku rreth tre të katërtat e…

Lexo më shumë

Prokurori publik, i cili vepron në rastin e njohur në opinion me emrin “Fenix”, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave fizikë dhe gjashtë persona juridikë, për kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave. Organizatori i grupit akuzohet se në periudhën nga gjysma e dytë e vitit 2008 deri në fund të vitit 2022 ka fshehur dhe disponuar para të marra nga vepra penale, duke krijuar një grup për pastrim parash. Grupi ka vepruar nëpërmjet transaksioneve të dyshimta në financat publike dhe ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke fshehur origjinën e parave…

Lexo më shumë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre. Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët. Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza. “Ata flisnin keq për Hitlerin. Çfarë ndryshimi keni nga Hitleri? Ata…

Lexo më shumë

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi tha të martën se ndërsa lufta po zhvillohet në një zonë komplekse, ajo do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Kjo deklaratë vjen pas zërave jozyrtarë ku thuhej se SHBA i ka vendosur Izraelit afat kohor deri në fund të këtij viti për të arritur objektivat dhe përfunduar luftën. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi më herët se pritet një luftë e gjatë dhe shtoi se Izraeli është në një pikë strategjike…

Lexo më shumë