Author: shqiperia

Opozita i kërkon Presidentit të Republikës të mos dekretojë ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore të miratuara vetëm me votën e Partisë Socialiste. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër kryetarit të shtetit, ku i bën apel të rikthejë sërish në parlament këtë ligj, pasi sipas opozitës ndryshimet e bëjnë të pamundur hetimin parlamentar nga ana e opozitës.  Bardhi vë në dukje se hyrja në fuqi e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore do të ashpërsojë situatën e tensionuar në parlament, duke i bërë apel kryetarit të shtetit të krijojë hapësirën dhe mundësinë për një…

Lexo më shumë

21 shefat e kuzhinës të Këshillit Botëror të Kuzhinës kanë vendosur të ndalojnë shërbimin e ngjalës në kuzhinat e tyre, duke i bërë thirrje 580 hoteleve dhe restoranteve të mbetura të shoqatës që të marrin masa. Në veçanti, në rezolutën e tyre përkatëse, kuzhinierët e rrjetit më të madh të kuzhinierëve në botë nga vende si Franca, Gjermania, Austria, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Kina dhe vende e rajone të tjera, vendosën të heqin ngjalën nga menutë e tyre, rregull që hyn në fuqi menjëherë. Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me Ethic Ocean, Këshilli Botëror i Gastronomisë i Relais & Châteaux do…

Lexo më shumë

Bashkimi Europian do të nisë këtë javë bisedimet për krijimin e një misioni special sigurie, si një masë e marrë për t’u përballur me rrezikun e grupi Houthi në Detin e Kuq. Diskutimet do të fillojnë në bazë të një propozimi që do të paraqitet nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell , siç njoftoi vetë ky i fundit javën e kaluar nga Lisbona. Ndërkohë, Peter Stano sqaroi se ky mision i ri i BE-së në Detin e Kuq do të jetë një proces krejtësisht i ri dhe nuk do të bazohet në operacionin…

Lexo më shumë

Socialdemokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me opozitën, PD-në zyrtare dhe Rithemelimin dhe kanë rrëzuar kalimin e buxhetit të vitit 2024 në Malësinë e Madhe. Mbledhja e zhvilluar pasditen e së hënës, ku të pranishëm ishin 27 këshilltarë, i dha 14 vota pro dhe 13 kundër buxhetit. Duhen 16 vota që buxheti të kalojë, pra shumicë e cilësuar. Ndërkohë që 4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhjen më të  rëndësishme. Me shumicë votash nuk u miratua edhe dhënia me qira e një sipërfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjes në Kelmend. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa i pranishëm ishte…

Lexo më shumë

Tiktokeri i njohur shqiptar, Kozak ka fyer rëndë figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. I njëjti në një lidhje direkt në rrjetin social “Tik-Tok” është dëgjuar duke e kënduar këngën kushtuar heroit, dhe në vend se të thoshte Adem thoshte Azem. Ai është korrigjuar nga komentuesit, dhe si rrjedhojë ka përfunduar duke ofenduar rëndë. “Çohu Azem…Nuk ka problem Azem Adem njësoj është. Si Azem si Adem një m*ut je”, dëgjohet duke thënë ai. “Si Azem, si Adem një…”, e turpshme, Kozaku ofendon rëndë Adem Jasharin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Të dhënat e organizatës së Kryqit të Kuq në Dibër thonë se në vitin 2023 ka pas një ulje të numrit të njësive të gjakut të cilët kanë grumbulluar në komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupë. Përgjysmimi i njësive sipas organizatës në fjalë drejtpërdrejt është i lidhur me pasojat pos pandemike nga virusi korona si dhe migrimit masiv i cili vazhdoi gjatë vitit që kaloi. Këta shkaqe detyruan organizatën e Kryqit të Kuq të ulë dhe numrin e aksioneve. Gjatë vitit që kaloi në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vërehet një ulje e dhuruesve vullnetar të gjakut dhe normalisht edhe…

Lexo më shumë

Paulo Dybala mund të bëhet blerja e radhës për Chelsean, sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb” të hënën. Klubi londinez ka treguar interesim të treguar interesim për sulmuesin argjentinas, duke hedhur sytë nga klauzola e tij e lirimit e cila do të jetë e disponueshme deri më 15 janar. Klubi londinez thuhet se është në bisedime të avancuara me Romën dhe është gati të plotësojë shumën prej 15 milionë eurosh që është vlera e klauzolës së lirimit të Dybalas. Përpjekjet e Bluvepër të siguruar shërbimet e tij janë intensifikuar, ku kontakte të drejtpërdrejta janë bërë tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.…

Lexo më shumë

Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për “Sloboden Peçat” thonë se vetëm muajin e kaluar inspektorët kanë kryer 130 kontrolle të lokaleve në mbarë Maqedoninë, ku theksi është vënë në respektimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani. Janë regjistruar18 shkelje, me të cilat janë derdhur mbi 25 mijë euro gjoba në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit, për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro,…

Lexo më shumë

Kate Middleton dhe Princi William po e nisin vitin 2024 larg syrit të publikut. Princi dhe Princesha e Uellsit, 41 vjeç, normalisht nuk kanë planifikuar detyra mbretërore në javën e parë ose dy të janarit. Kjo për shkak se tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, kanë qenë mepushime në shkollë. William dhe Kate zakonisht zvogëlojnë detyrat e tyre mbretërore për të kaluar kohë me fëmijët e tyre gjatë pushimeve në shkollë, një shembull se si ata po i rrisin fëmijët e tyre ndryshe nga brezat e mëparshëm të familjes mbretërore. Vitin e kaluar, Princi William…

Lexo më shumë

Të paktën 25 persona humbën jetën në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit, thanë sot zyrtarët e shtetit. “Zjarrfikësit ushtarakë u mobilizuan pasi morën informacione për një aksident trafiku, i cili rezultoi në 25 të vdekur dhe ndodhi në autostradën BR 324, pranë qytetit Gaviao”, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi rreth 250 kilometra nga Salvadori, kryeqyteti i shtetit Bahia. Pesë persona u plagosën gjithashtu në aksidentin, i cili ndodhi gjatë natës të dielën, sipas mediave braziliane. Trupat e të ndjerëve u janë dorëzuar organeve kompetente për identifikim. Nuk dihen ende shkaqet e…

Lexo më shumë