Author: shqiperia

Seanca e parë e re plenare në vitin 2024 është caktuar për 16 janar, informojnë nga Kuvendi. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja të mbërritura. Tani për tani në këtë seancë të 138-të në rend dite janë Propozimi-ligji për plotësimin e Ligjit për Avokatin e Shtetit, Propozim-ligji për nëpunësit administrativë, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligji për zhvillim dhe aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve të administratës, Propozim-ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimit digjital, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim-ligji për…

Lexo më shumë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Algjeri-Francë, të cilën e kemi parë vetëm nëpër filma. Një i ri i cili ka patur dëshirë të udhëtojë drejt Parisit por pa shpenzuar para, është fshehur në pjesën e kompartamentit ku qëndrojnë rrotat e para të avionit. I riu i moshës 20-vjeçare është gjetur i gjallë nga stafi i aeroportit pa një mjet identifikues dhe është dërguar menjëherë në spital pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të hipotermisë. Avionët komercialë fluturojnë në një lartësi prej 9 km deri në 12 km nga toka dhe në…

Lexo më shumë

Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten (dita e fundit që publikohet kursi zyrtar për këtë vit) në nivelin e 103.88 lekëve. Krahasuar me ditën e fundit të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 9.1%. Tendencë në rënie ka shënuar edhe kursi me shumicën e valutave të tjera kryesore. Kursi i Dollarit Amerikan me Lekun e mbylli vitin në nivelin e 93.94 lekëve, në rënie me 12.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.…

Lexo më shumë

Komuna e Tetovës e ka prolonguar tenderin për stadiumin e Tetovës, i cili duhej të mbyllej më 22 dhjetor, por u shty për 13 janar. Kryetari Bilall Kasami thotë se në ditën e 13-të të vitit të ri do të duhet të shihet se cilat kompani kanë konkurruar, që edhe të përzgjedhin njërën. “Jo nuk ka përfunduar, është prolonguar afati deri më 13 janar, me 13 janar ne do të kemi oferta dhe pastaj ne do të dalim me informatë se kush ka konkurruar dhe si janë aplikimet dhe se si janë mundësitë për të përzgjedhur një kompani”, deklaroi Bilall…

Lexo më shumë

Duhej të ishte dasma e ëndrrave, por nuk shkoi ashtu për një nuse të re, e cila ditën më të veçantë të jetës së saj kapi vjehrrën me “presh” në duar. Nusja 28-vjeçare rrëfen në Reddit, se ajo e kapi vjehrrën duke i vjedhur. Në fejesën e tyre, e ëma e nuses i kishte dhuruar një palë vathë që kishin qenë trashëgimi familjare për breza të tërë dhe kishin vlerë të pallogaritshme. “Ishte nder për të që m’i dhuroi dhe më bënë të ndihem më afër gjyshes, e cila kishte ndërruar jetë dy muaj më parë”, ka shkruar gruaja. Pak…

Lexo më shumë

Aleanca ushtarake perëndimore thotë se po “monitoron situatën” në Poloni pasi një raketë ruse ka të ngjarë të ketë hyrë në hapësirën e saj ajrore për një kohë të shkurtër. Raketa mendohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të kthehej në hapësirën ajrore të Ukrainës, raporton SKynews. Polonia është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye pasojat mund të kenë qenë tepër të rënda. “Kam biseduar me presidentin polak Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Itali mbrëmjen e 27 dhjetorit. Një 2-vjeçare gëlltiti një nga lodrat e saj dhe pavarësisht se u dërgua me ugjencë në spital nuk mundi të mbijetonte. “Vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u transportua me avion në Romë, por zemra e saj e vogël pushoi së rrahuri pas një përpjekjeje të dëshpëruar nga stafi mjekësor për t’i shpëtuar jetën”, njoftojnë mediet italiane. Prindërit kanë dhënë pëlqimin për dhurimin e organeve mbrëmjen e djeshme. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Rusia lëshoi mbi 100 raketa dhe dhjetra dronë kundër objektivave ukrainas, thanë zyrtarët të premten, duke vrarë të paktën 22 civilë në të gjithë Ukrainën. Zyrtarët ukrainas thanë se ky është sulmi më i madh ajror që kur filloi agresioni i Moskës ndaj vendit fqinj. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se sulmi masiv i të premtes duhet të nxisë botën për veprime të mëtejshme në mbështetje të Ukrainës. Një mori qytetesh ukrainase u sulmuan me mbi 120 raketa dhe dhjetra dronë të prodhimit iranian Shahed duke shkaktuar mbi 20 viktima në gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin. Në kryeqytetin ukrainas u shkatërrua…

Lexo më shumë

Në 40 shkolla fillore dhe të mesme në disa bashki të vendit, nga gjysma e dytë e vitit shkollor do të aplikohet si pilot projekt ditari elektronik (E-ditari) deri në eliminimin e dobësive të mundshme në mënyrë që të mund të aplikohet në të gjitha shkollat, njofton ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Para disa vitesh, formulari në letër i ditarit u tërhoq plotësisht dhe u prezantua një E-ditar, por pati probleme në funksionim, një prishje e sistemit, për shkak të të cilit të dhënat duhej të futeshin gradualisht dhe me periudha. Pas reagimeve të mësuesve u rifut ditari në letër…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, në qytetin Passau në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit. Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës. Sipas informacioneve, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të parkuar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore. Kjo ngjarja ka rikthyer në kujtesë tmerrin e dhjetorit 2016, kur një kamion shkaktoi një masakër në tregun e Krishtlindjes në…

Lexo më shumë