Author: shqiperia

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, do të jenë në liri për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri. Siç thonë për “Fokus” nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë fundjavën. Janeva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Haraço” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në burgun e Strugës, ku duhet të qëndrojë tre…

Lexo më shumë

Atmosfera festive në Tiranë ka kohë që ka nisur me aktivitete të shumta dhe koncertet çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Por si do të kulmojnë festimet në natën e ndërrimit të viteve? Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një lidhje live me edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn u shpreh se aktivitetet që do mbahen nesër do të nisin që në mëngjes me Cirkun e Tiranës, për të vijuar më pas me koncerte. Edhe data 31 dhjetor, do të niset me të njëjtin aktivitet, duke pasuar mbrëmjen me këngëtarët që do të performojnë në shesh,…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë takimit të fund vitit me gazetarët konfirmoi se në rrjedhë e sipër është prokurimi publik për vendosjen e kamerave të sigurinë nëpër autostrada. “Bashkë me sistemin do të funksionojnë edhe ekipet mobile. Më shumë se kaq për momentin nuk mund të deklarohet për shkak të karakterit të klasifikuar të procedurës”, tha Spasovski. Ai la të kuptohet se sistemi “Safe City” po aplikohet edhe në autostrada, duke u bërë vendi i parë në rajon që zbaton një projekt të tillë. Sipas tij, qëllimi është rritja e sigurisë dhe parandalimi i fatkeqësive. …

Lexo më shumë

Festat për ata të dy janë vetëm një ditë e zakonshme. Familja Rryçi nga Kruja, Shaqiri dhe Luljeta nuk patën fatin e mirë të bëheshin prindër. Ndryshe nga familjet e tjera shqiptare, ata nuk presin asnjë për festat e fundvitit. Këtë pasdite kanë hapur dyert për emisionin “Vizioni i Pasdites” dhe zoti Shaqir, 75 vjeç,  ka rrëfyer jetën e vështirë dhe mungesën e një fëmije në familje. Shaqir Rryci: Jetoj vetëm me gruan. Historia ka filluar që në kooperativë. 19 vjeç kam shkuar ushtar. Kur u lirova nga ushtria shkova në shkollë profesionale. Në një anë bujqësoren, në një anë…

Lexo më shumë

Daria Daineka, blogerja bjelloruse që dashuron Shqipërinë, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti  se si lindi dashuria e saj për vendin tonë. Ajo ka 4 vite që jeton këtu dhe shkak është bërë një lidhje dashurie me një djalë shqiptar. Blogerja e pëlqen aq shumë Shqipërinë sa tani e konsideron si shtëpinë e saj. Daineka: Unë vija në Shqipëri vetëm për pushime, më pas u njoha me të dashurin shqiptar dhe tani kam 4 vite që jetoj këtu. Si u njohet? Daineka: Isha me tre shoqe dhe shkonim çdo ditë në një lokal në Sarandë. Këtë…

Lexo më shumë

Ndezja e ngrohëses, është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar. Nëse flini me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës, do të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe sëmundje të tjera. Fikja e ngrohësit gjatë natës, jo vetëm që do të mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe para, sepse nuk do të harxhoni energji elektrike. “Bright Side” zbulon efektet negative që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj. Mund të prishë cilësinë e gjumit. Në mbrëmje,…

Lexo më shumë

Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike. Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregon se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale. Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool,…

Lexo më shumë

MPB njoftoi se sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së do të punojnë edhe nesër nga ora 08:00 deri në 16:00. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, procesi i dhënies së dokumenteve personale në Shkup dhe në drejtoritë për punë të brendshme në vend është intensiv. “Në brendësi të vendit ky proces pothuajse ka përfunduar. Pika e re u hap në Shkup me qëllim të përthithjes së sa më shumë kërkesave. Vetëm në postbllokun ka 40 mijë kërkesa të dorëzuara nga qytetarët për dokumente personale, jo për një dokument, por për më shumë”. “Mendoj…

Lexo më shumë

Ajo është një nga këngëtarët më të ëmbla të skenës shqiptare. E lindur në Shkodër, ajo ishte vetëm një vajzë e vogël çapkëne kur shpalosi talentin e saj në moshën 9-vjeçare. Pas më shumë se 40 vitesh karrierë sot është trashëgimtarja e denjë e këngëtarëve shkodranë. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti, artistja Mukades Çanga ka rrëfyer hapat e parë drejt një karriere të gjatë gati 50-vjeçare. Çanga: Shumë e vështirë rruga, por…Shkodra më ka vlerësuar shumë, i jam shumë mirënjohëse, gjithë Shqipërisë dhe Diasporës. Fillimet kanë qenë të vështira, por me sakrificë të madhe,…

Lexo më shumë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fitues i zgjedhjeve të dëmtuara nga parregullsitë, ka refuzuar që t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij për ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar që ta shtyjë të ardhmen e integrimit të vendit të tij në BE. Larg nga fushëbetejat e Ukrainës, një front tjetër i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka qenë duke u përpjekur që t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të këtij rajoni për të hyrë në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, rishtazi i krahasoi protestat në Serbi, me të cilat po denoncohej mashtrimi…

Lexo më shumë