Author: shqiperia

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse janë pikërisht disa shenja të horoskopit që janë prindër më të mirë se të tjerët? Epo kjo pyetje merr përgjigje tani, duke qenë se janë katër shenja të Zodiakut të cilëve u shkon roli i prindit më shumë se kujtdo tjetri! Bricjapi Bricjapi njihet si një nga shenjat më serioze dhe të pavarura të Zodiakut. Ata janë po ashtu seriozë kur bëhet fjalë për prindërimin. Ata vënë qëllime dhe bëjnë plane për fëmijët e tyre e përpiqen gjithnjë t’i realizojnë ato. Kjo është arsyeja pse janë kaq prindër perfektë, pasi e marrin gjithnjë tepër…

Lexo më shumë

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar një apartament, i cili përdorej si strehë nga lideri i Hamasit, Yahya Shinuar. Bodrumi i apartamentit, i cili ndodhej në qytetin e Gazës, rezultoi të ishte i lidhur me një nga tunelet kyçe të përdorura nga anëtarë të lartë të organizatës. Tuneli në fjalë ishte 218 metra i gjatë dhe ndodhej 20 metra nën sipërfaqen e tokës në Rripin verior të Gazës, ndërsa kishte të instaluar një rrjet elektrik, kishte infrastrukturë ventilimi dhe kullimi, dhoma lutjeje dhe pushimi. “Ne gjetëm një tunel shumë të rëndësishëm të Hamasit,” tha komandanti i Brigadës 14, duke shtuar se “sistemi është i thellë, shumë më…

Lexo më shumë

Frika nga një zjarr i rrezikshëm në Lindjen e Mesme po intensifikohet gjithnjë e më shumë, me situatën që po del jashtë kontrollit në kufirin Izrael -Liban dhe lëvizjet e ardhshme të Iranit rezultojnë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet SHBA-Iran po hyjnë në një fazë të re tensioni. Një llogaritje e gabuar mund të shkaktojë një konflikt të ri, shkruan New York Times. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë nisur më shumë se 70 sulme me raketa dhe drone kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri. Pentagoni, nga ana e tij, u përgjigj me një breshëri sulmesh ajrore, duke vrarë të paktën…

Lexo më shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angelov, në rrjetet sociale shkruan se në protestën e sotme në Tetovë kundër kryqit në Kodrën e Diellit, pothuajse askush nuk është paraqitur. Ai shkruan se kryqi në Kodrën e Diellit është i sigurt falë qytetarëve shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Faleminderit për bashkëqytetarët tanë shqiptarë që nuk e përkrahën shembjen e kryqit dhe në këtë mënyrë treguan respekt për ndjenjat tona fetare. Më e mira për vendin, më e mira për Maqedoninë, më e mira për maqedonasit, shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e tjerë do të ishte nëse…

Lexo më shumë

Pedagogu Erion Kristo, i njohur edhe për satirikën e tij në çdo dalje publike ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus. Kristo, i cili kohët e fundit është tërhequr nga daljet publike, ka treguar arsyen e këtij vendimi. Ai mendon se ka bërë dhe thënë mjaftueshëm, e tashmë është radha e personave të tjerë për të bërë aq sa ka bërë ai. Pedagogu më tej se u pyet nga Albano Bogdo pse nuk është zgjedhur njeriu i vitit, ku ai përmes humorit u përgjigj se është njeriu i shekullit. Nga ana tjetër, Kristo ka…

Lexo më shumë

Njëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë mbrëmë në një sulm pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut që i atribuohet Izraelit, sipas faqes së internetit arabe të lajmeve Al-Arabiya. Raporti tha se sulmi plagosi gjithashtu komandantin e Gardës Revolucionare në Sirinë lindore, Nawazat Rashid, dhe ndodhi teksa komandantët e organizatës iraniane po mirëprisnin një delegacion zyrtarësh të rangut të lartë që kishin mbërritur në aeroportin sirian. #BREAKING Israeli strike in Damascus. Syria’s air defense systems were activated. For more breaking news updates, follow us at @TheNewsTrending #israel #palestine #gaza #Syria #Damascus pic.twitter.com/z0WNoiNdaI — Hot news (@TheNewsTrending) December 28, 2023 Burime ushtarake…

Lexo më shumë

Shpeshherë përsëritet e njëjta situatë. Gjatë qëndrimit në zyrë, sidomos për orë të gjata, ai që e pëson më shumë është trupi ynë. Kjo pasi biem pre e qëndrimeve të kushtëzuara, të cilat sjellin pasoja të natyrës si: dhimbje të kokës, shpinës, çrregullime apo pulitje të shpeshta të syve. Këto janë disa nga shqetësimet e përditshme që na shfaqen gjatë qëndrimit ulur me orë të zgjatura në zyrë. Ata që ulen për një kohë të gjatë në një tavolinë për punë nuk i bëjnë mirë shëndetit , aq sa nga një studim i bërë në Itali 8 nga 10 punonjës…

Lexo më shumë

As takim liderësh dhe as emrat e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike nuk do të dihen para Vitit të Ri. Politikanët do të shfrytëzojnë ditët e ardhshme për festa kurse lëvizjet e para në këtë drejtim priten disa ditë më vonë. “Takimi do të jetë vitin e ardhshëm, përfundimisht, para ose pas festës (8 janar). Pas 31 dhjetorit do të mblidhet VMRO-DPMNE-ja për të vendosur se cilët do të jenë të zgjedhurit e tyre në qeverinë teknike. LSDM-ja tashmë e ka bërë këtë gjatë kësaj jave. Ne i përfunduam të gjitha procedurat”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk bëjnë…

Lexo më shumë

Afrika e Jugut apeloi në Gjykatën e Hagës luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës, duke thënë se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve. “Veprimet dhe mosveprimet e Izraelit marrin një karakter gjenocidal, pasi ato shoqërohen nga qëllimi specifike për të shkatërruar palestinezët e Gazës, si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik të Palestinezët”, thuhet në ankesën që i ka drejtuar Afrika e Jugut gjykatës. Ankesa u bë këtë të premte në ditën e 84- të të luftës që filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Rreth 1,140 njerëz u…

Lexo më shumë

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi një raketë shkeli hapësirën ajrore të vendit të tij këtë mëngjes, njoftoi ministria. Zëvendësministri Wladysław Teofil Bartoszewski i dërgoi një notë proteste Komisionerit të Federatës Ruse, duke kërkuar një shpjegim për incidentin e mëngjesit që përfshinte shkeljen e hapësirës ajrore polake nga një raketë. Ajo gjithashtu kërkoi ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla, shtoi ministria. Më herët, në një postim në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po monitoron situatën në Poloni, pasi një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të Aleancës./vizionplus.tv

Lexo më shumë