Author: shqiperia
Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ka nisur arkëtimi në arkën e shtetit i parave si proces i konfiskimit të shtesave pa leje dhe metrave pa leje. Edi Rama: Pashë ecurinë e konfiskimeve, të shtesave, pallateve për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar dhe me shumë hamendësime dhe me shmë shpifje. Më vjen mirë t’ju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shteti nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit. Janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri tani nga 5 objekte dhe janë 4…
Nga 1 janari do të shtrenjtohet parkimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon koncesionari “TAV Makedonija”, çmimet prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orë mbeten të njëjta. Parkimi në aeroport për më shumë se tre orë do të rritet për 50 denarë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 4-6 orë do të parkohet 400 denarë, 6-8 orë 500 denarë dhe 1000 në vend të 850 denarë për 8-24 orë. Për 1.000 denarë do të shtrenjtohet parkimi për disa ditë, kështu që për tre deri në pesë ditë parkimi do…
Fishekzjarret janë kthyer në një traditë prej vitesh në natën e ndërrimit të viteve. Por herë pas here ka patur edhe lëndime e në rastin më të keq edhe fatale. Prandaj ekspertën kanë renditur një listë me këshilla për ju që nuk ia dilni të festoni dot pa fishekzjarre. Në përgjithësi lëndimet e lidhura me fishekzjarre janë djegie. Duart dhe gishtat janë pjesët më të shpeshta të trupit të dëmtuara. Këto lloj lëndimesh ndodhin shpesh kur njerëzit mbajnë fishekzjarre të ndezura. Shkëndijat gjithashtu mund të shkaktojnë djegie në duar dhe krahë, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Sytë janë veçanërisht të…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën hetimore dhe ka ngritur kallëzim kundër 18 personave fizik dhe një personi juridik për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e vazhdueshme, falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, parandalimin e provave dhe abuzimi i të dhënave personale. Në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit kanë kryer transferimin përmes linjës doganore të mallit të padeklaruar – vetura luksoze në vlerë totale në masë të madhe. Ata shmangnin kontrollin doganor, falsifikonin dokumente zyrtare dhe përdornin dokumente publike false si të vërteta për të…
Abu Dhabi: Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ekstraduan të premten Franc Çopjan, i njohur edhe si Franc Gergely. Çopja akuzohet për vrasje me paramendim. Ai u ekstradua tek autoritetet përkatëse në Belgjikë pas një kërkese ekstradimi të paraqitur në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. I akuzuari u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Belgjikës, pas procesit të vendosur ligj or dhe gjyqësor, gjykimit dhe sipas vendimit të Ministrit të Drejtësisë së EBA-së, i cili miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023. Franc Çopja nga Elbasani akuzohet se…
Të gjithë efektivët e policisë kanë dorëzuar formularët ku kanë deklaruar nëse në të kaluarën kanë qenë apo jo përdoures të aplikacioneve të komunikimeve sekrete Sky dhe Encrochat. Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat”. Dokumentacioni është dorëzuar pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, organ i cili pritet që të kryejë një analizë të plotë në ditët në vijim. Ky proces është përmbyllur disa ditë përpara përfundimit të afatit, pasi sipas urdhrit të…
LSDM ka akuzuar sot se partia opozitare OBRM-PDUKM ka rritur çmimin e ujit për pije në komunat që ajo drejton ajo. Këtë, nga LSDM e quajnë si “kartolinë për Vitin e Ri”. “Ata që jetojnë në Prilep do të paguajnë 33 për qind më shumë për ujë në vitin e ri, pasi OBRM-PDUKM ua rriti taksën e pronës për 300 për qind, faturat e shërbimeve komunale për 67 për qind, si dhe parkimin dhe transportin e qytetit”. “Uji po shtrenjtohet edhe në Manastir, ku kompanitë publike janë në minuse të mëdha. Shërbimet komunale janë shtuar edhe në Gjevgjeli, Veles, Radovish,…
NATO dhe SHBA konsultohen me Poloninë, pasi një raketë ruse hyri në hapësirën e saj ajrore
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bisedoi me presidentin e Polonisë të premten për shenjat se një raketë ruse u fut në hapësirën ajrore polake më 29 dhjetor, gjatë një sulmi të madh me raketa dhe dronë që Moska e kreu në Ukrainë. Stoltenberg tha se e konsultoi presidentin Andrzej Duda për “incidentin raketor” dhe shkroi në rrjetin social X se “NATO-ja është duke e vëzhguar gjendjen dhe do të mbajë kontakt derisa të zbardhen faktet”. Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë të premten se një objekt i panjohur ishte futur në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Ukrainës…
Mediat greket kanë zbuluar dëshmitë e 18-vjeçarit dhë nënës së tij pas vrasjes në familje në Nea Smirnia të Athinës. Vrasja e adoleshentit 16-vjeçar ndodhi gjatë një përplasjeje fizike mes dy vëllezërve që më parë kishin jetuar të ndarë për shkak të divorcit mes prindërve. 18-vjeçari që vrau vëllanë pas sherrit për dhuratat tha para prokurorëve se nuk donte ta bëntë atë dhe gjithçka ndodhi padashje gjatë një sherri mes tyre. “Jam në një dhimbje të plotë. Nuk doja ta vrisja vëllanë tim. Gjithçka ndodhi padashje p[as një sherri që patëm në shtëpinë e nënës. Unë vazhdoj ta dua vëllanë…
Ministria e Shëndetësisë, informon se të gjitha institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të festës së ndërrimit të viteve, janë të gatshme me ekipe të shërbimit kujdestar për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët. “Për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet në trafik, apelojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze duke konsumuar pije alkoolike në sasi të moderuar dhe të kenë kujdes nga marrja e tepërt e ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e ndërrimit të viteve, është i rëndësishëm për shëndetin…