Author: shqiperia
Mbyllet Ministria e Kulturës për të rilindur në një të re bashkë me ekonominë dhe inovacionin. Ajo do të drejtohet nga Blendi Gonxhja që prej pesë vitesh është drejtor i përgjithshëm i shërbimeve të transportit rrugor. Gonxhe vlerëson besimin që i dha kreu i qeverisë për të drejtuar ministrinë e re. Blendi Gonxhe: Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në…
“Një forcë e fortë po ju bllokon rrugën”, Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet
Dashi Mendja juaj e lëkundur nuk do të ketë shumë mbështetje nga të tjerët, kështu që mund të kurseni energjinë tuaj duke u përpjekur të merrni këshilla nga njerëzit përreth jush. Është më mirë të bëni kërkimet tuaja në libra, revista dhe periodikë. Përgjigjet tuaja janë aty. Demi Jeni në një pozicion të mirë sot për të përfituar nga një situatë që po ngec. Njerëzit kanë nevojë për drejtim dhe ju mund t’i drejtoni ata. Personaliteti juaj natyral i marrjes së përgjegjësisë është pikërisht ajo që nevojitet – prandaj mos kini frikë të ngriheni dhe të merrni drejtimin. Binjaket Kryeni…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare. Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin. Vlen për tu…
Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes. Më poshtë 8 arsye pse njeriu plaket më shpejt në dimër: Mungesa e lagështisë në ajër I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët…
VIDEO/ Vendi ku u gropos 41-vjeçarja shqiptare, partneri e vrau dhe e hodhi në një zonë të shkretë
Këto janë pamjet nga vendi ku u hodh trupi i pajetë i 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati. Mediat greke kanë siguruar foto e video nga vendi i krimit, ku 41-vjeçarja shtatëzënë dyshohet se u vra nga partneri i saj. Ky i fundit tanimë është arrestuar, së bashku me mikun e tij, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje. Në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista, ata hodhën trupin e pajetë të gruas shtatzënë 41-vjeçare, e cila rezultonte e humbur që nga nata e ndërrimit të viteve Protothema.gr shkruan se në ditët e mëparshme partneri i 41-vjeçares ka tentuar të devijojë hetimet e autoriteteve…
Një tërmet me magnitudw 7.1 tw shkallws Rihter ka goditur Filipinet. Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se epiqendra ishte në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia fokale u vlerësua në 76 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Filipinet janë të vendosura në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik./vizionplus.tv
Krijimi i ministrisë së re, eksperti i IT-së: Qeveria e kishte lënë shumë pas dore teknologjinë
Ditën e sotme kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi disa ndryshime të rëndësishme. Ministria e Kulturës u mbyll për të rilindur një e re, bashkë me ekonominë dhe inovacionin. Ajo do të drejtohet nga Blendi Gonxhja që prej pesë vitesh është drejtor i përgjithshëm i shërbimeve të transportit rrugor. Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi mendon se qeveria e ka lënë pas dore teknologjinë. I ftuar në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Kallanxhi tha se jemi vonë për të folur për inovacionin. Tomi Kallanxhi: Nuk e kuptoj pse qeveria e kishte lënë kaq shumë…
Juristja Enida Bozheku dhe socialisti Etjen Xhafaj, të ftuan në emisionin Quo Vadis, debatuan ashpër lidhur me gjendjen ekonomike të vendit dhe kryesisht politikat e qeverisë për pensionistët ‘përballë’ inflacionit. Sipas juristes, shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për pensionistët, mendim i cili u kundërshtua nga deputeti socialist. Pjesë nga debati: Bozheku: Mos harroni që Shqipëria nuk ka më fuqi punëtore brenda vendit, për të paguar në afatgjatë pensionet as tëndin as timin, meqë jemi brez i ri, kështu që qeveria ta mendoj edhe më afatgjatë. Xhafaj: Nga se niseni? Bozheku: Nisem nga faktorët e emigracionit, nisem nga rritja e moshës…
Martohet Sadio Mane
Njëri nga futbollistët më të mirë në futboll viteve të fundit, Sadio Mane i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti afrikan që njihet për anën e tij bamirëse është martuar me tradita senegaleze. Aisha Tamba thuhet se është nga Casamance, ndan të njëjtën fe dhe dialekt me futbollistin dhe është menduar për Mane që në ditët e saj të adoleshencës. Sipas mediave ndërkombëtare, Mane e vuri re Ajshen për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, por për shkak se ishte e mitur, ai kurrë nuk bëri një qasje zyrtare. Première image de Sadio Mane avec sa femme. Fisha…
Kryetari i Kryesisë, Nisma Thurrje, Pano Soko këtë të hënë ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj. Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se viti 2023 ishte viti më i mirë për sa i përket rritjes ekonomike. Soko deklaroi në studio se misioni i qeverisë nuk është të mbledhe para, por të ofrojë sa më shumë shërbime publike. Soko: Shteti nuk është kompani private që të mbledhë para. Misioni primar i shtetit është të arrijë të realizojë sasinë më të madhe të shërbimeve me sasinë më…