Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.
Pothuajse 99% e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuar materiale, i cili u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu QMK bën me dije për pesë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje të vogla nga zjarrfikësit në 24 orët e fundit. Të gjitha zjarret janë shuar.
Zjarre ka pasur në Dollnen, në Bosilovë, në Novosellë, në Kumanovë dhe në Veles./Telegrafi/
Në Tetovë dhe Shkup ende po sanohen dëmet nga moti i ligë appeared first on Telegrafi.