
Ka përfunduar me humbjen 1-0 ndaj Spanjës aventura e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024. Skuadra kuqezi e mbylli në vendin e fundit grupin B, me vetëm një pikë.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Italisë 2-1, barazoi 2-2 me Kroacinë dhe humbi 1-0 me Spanjën.
Pas eliminimit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai ka lvadëruar lojën e kuqezinjëve dhe tha se është një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush.
Reagimi i Edi Ramës:
FALEMINDERIT
Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të
Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush
Rama: Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.