Forca e Posaçme Operacionale ka arrestuar në Durrës Armando Mashën, i akuzuar në Spanjë për veprën penale “vrasja”.
Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në lagjen nr.13 në Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë./vizionplus.tv