Belgjika ka marrë sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian detyrë që do ta mbajë për gjashtë muaj, deri në qershor 2024.
Ky do të jetë mandati i 13-të për Belgjikën dhe pritet qe presidenca belge të punojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BE-së, mbrojtjen e qytetarëve evropianë dhe përgatitjen e vlerave të përbashkëta.
Belgjika pritet të përballet me zgjedhjet për Parlamentin Europian , konfliktin ne lindjen e mesme ,luftën në Ukrainë si dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj.
Fokusi mbetet rajoni ynë. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Si presidente e radhës e Unionit, Belgjikes do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore. Por nuk është e qartë nëse do të kthejë në shqyrtim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në fund të vitit 2022 kur kryesimin e kishte Çekia.
Ne mandatin e fundit të cilin e kryesonte Spanja u miratuan vendime historike si nisja negociatave per anetaresimin e Ukrainës dhe Moldavise si dhe dhenia e statusit të vendit kandidat Gjeorgjisë.
Nderkohe pasi të përfundojë mandati i Belgjikës, presidenca e radhës do të merret nga Hungaria nga korriku deri në dhjetor te vitit 2024./vizionplus.tv/