Pasi Alternativa u tërhoq nga vendimi që Safije Sadiki-Shaini të jetë zëvendësministre në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI ku tha se në mungesë të fuqisë politike VLEN u detyruan ta tërheqin emrin e Safije Sadiki-Shainit
“Në mungesë të fuqisë politike që ta largojnë serbin pro Putin dhe pro Vuçiç, Ivan Stoilkoviç nga Ministria për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazalët shërbëtor Vlen detyrohen ta tërheqin propozimin që zonja Safije Sadiku-Shahini të jetë zëvendëse e Stoilkoviçit.
Shërbëtorët e pafuqishëm dhe pa legjitimitet çdo ditë po poshtërsojnë shqiptarët duke ju përkulur OBRM-PDUKM-së”, tha Ademi.
Ademi: S’kanë fuqi ta heqin Stoillkoviqin, u detyruan ta tërheqin Safije Sadiki-Shainin appeared first on Telegrafi.