Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kroacisë.
Kuqezinjtë kanë shfaqur një fytyrë krejt tjetër nga ajo ndaj Italisë dhe këtë takim me kroatët e kanë dominuar plotësisht dhe kishte dy raste të mira shënimi për ta ngritur epërsinë.
Kur po zhvillohej minuta e 11 ishte Qazim Laçi i cili realizoi me kokë për epërsinë e kuqezinjve.
Ndërkaq, mesfushori Kristjan Asllani ka humbur një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë e Shqipërisë ndaj Kroacisë.
Kur po zhvillohej minuta e 31-të Asllani doli përball me portierin kroat pas një tjetër asistimi të mirë nga Jasir Asani.
Në minutën shtesë të pjesës së parë, Rej Manaj kishte një goditje me kokë por atë e priti portieri Livakoviq.
Shqipëri e patrembur ndaj Kroacisë në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.