Doza e shëndetit mendor
Endoproteza unikondilarе e gjurit është një procedurë minimalisht invazive në krahasim me endoprotezën totale, në të cilën vetëm pjesa e dëmtuar e gjurit zëvendësohet me një implant. Ndryshe njihet edhe si endoproteza e pjesshme e gjurit.
Gonartroza është një dëmtim kronik, degjenerues i kërcit të nyjes së gjurit që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjeve. Simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Në fillim shfaqen gjatë ecjes, ngjitjes apo zbritjes së shkallëve dhe me përparimin e sëmundjes dhimbja shfaqet edhe kur pushoni. Mund të manifestohet gjithashtu me ënjtje të gjurit dhe ngurtësim të kyçeve/nyjeve. Gjithashtu, jo rrallë ndodh deformim i gjurit në formën e këmbëve O (varus) ose X (valgus).
Nyja e gjurit ndahet në 3 ndarje (pjesë): ndarje mediale (e brendshme), laterale (e jashtme) dhe patellofemorale.
Zëvendësimi total i gjurit indikohet në rastet e formave të rënda të artritit ku zëvendësohen të gjitha pjesët e dëmtuara të gjurit.
Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.
Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.
Cilët pacientë janë kandidatë për kryerjen e protezës unikondilare?
Pacientët tek të cilët procesi degjenerues është i kufizuar vetëm në një ndarje (pjesë) të gjurit, zakonisht atë të brendshme. Ata duhet të kenë:
– Gju të qëndrueshëm (ruajtje të funksionit të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe ligamenteve kolaterale),
– Lëvizshmëri të mirë të gjurit (ruajtje të lëvizjes),
– Deformim që lejon korrigjimin e gjurit.
Cilët pacientë nuk janë kandidatë protezën unikondilare?
– Pacientët me paqëndrueshmëri të gjurit (ligamenti i kryqëzuar anterior i këputur),
– Pacientët me lëvizje dhe kontraktura të kufizuara të gjurit,
– Pacientët me deformim i varusit më shumë se 10 gradë dhe deformim të valgus më shumë se 5 gradë,
– Pacientët obezë,
– Pacientët me proces degjenerues më shumë se një ndarjeje të gjurit.
Procedura kirurgjikale
Pjesa e dëmtuar e gjurit arrihet përmes një prerjeje të vogël. Hiqet pjesa e dëmtuar e meniskut, pjesa e dëmtuar e tibisë dhe kockës së femurit resektohet/pritet minimalisht dhe vendoset implant në gju. Nuk vendoset drenazh postoperativ.
Endoproteza unikondilare e gjurit appeared first on Telegrafi.