Festa e tifozëve shqiptarë është duke vazhduar në Hamburg një orë para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Kroacisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Tifozët ia kanë hedhur valles me tupanë dhe këto pamje i ka shpërndarë vetë faqja zyrtare e Kampionatit Evropian në Facebook.
Madje, tifozët shqiptarë janë bërë bashkë me ata të Kroacisë dhe shumë prej tyre kanë festuar së bashku.
Shqipëria nga ora 15 do të zhvillojë ndeshjen që do të jetë vendimtare për fatin e saj në këtë Evropian.
Valle me tupanë e tifozëve kuqezinj në Hamburg / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.