Rrahja e fëmijëve i ka kushtuar rëndë një babai nga një fshat i Gostivarit. Një 42-vjeçar me iniciale B.B. ka përfunduar në polici pasi në shtëpi kishte rrahur bijën e vet 18-vjeçare dhe birin e mitur.
“Më 15.06.2024 në ora 20.40, nëpunësit policorë nga Departamenti policor Çegran kanë arrestuar B.B.(42) nga një fshat i Gostivarit pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht ka sulmuar bijën e vet 18-vjeçare dhe birin e mitur, ku ka përdorur mjet të fortë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.
Arrestohet 42-vjeçari nga Gostivari, rrahu birin dhe bijën e vet appeared first on Telegrafi.