Përpara takimit midis Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, policia gjermane ka arrestuar 50 tifozë italianë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, ata janë ndaluar nga forcat e rendit pasi tentuan të hynin në stadium me thika dhe fishekzjarrë.
Sipas këtij raportimi, vendimi për ta pritet të jepet pas 24 orëve.
Italia dhe Shqipëria do të përballen në kuadër të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.
U kapën me thika e fishekzjarre, policia gjermane arreston 50 tifozë italianë para përballjes me Shqipërinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.