Sonte nga ora 21:00, Shqipëria luan ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Italisë.
Kjo sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël për të gjithë shqiptarët kudo që janë pasi në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit pritet të ketë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares.
Atmosfera elektrizuese ka nisur në Dortmund, ku tifozët Kuq e Zi, janë mbledhur në mbështetje të Kombëtares.
Me daulle dhe me thirrjet “Shqipëri-Shqipëri”, tifozët kanë ndezur motorët për t’i dhënë forcë dhe kurajo lojtarëve të kombëtares, të cilët zbresin në orën 21:00 në fushën e blertë.
Atmosferë elektrizuese në Dortumund, tifozët Kuq e Zi dhurojnë spektakël para ndeshjes me Italinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.