Në një deklaratë të fundit gjatë një interviste me “Bloomberg Adria”, Igor Velickovski, drejtori i Drejtorisë për Sisteme të Pagesave në Bankën Popullore, ka njoftuar se konkurrenca në tregun e shërbimeve të pagesave në Maqedoninë e Veriut pritet të shtohet ndjeshëm. Ky zhvillim vjen si rezultat i licencave të reja të lëshuara për institucionet e pagesave, të cilat tashmë mund të ofrojnë shërbime brenda dhe jashtë kufijve të vendit, në përputhje me kornizën e re ligjore.
Banka Popullore ka lëshuar licenca për pesë kompani që ofrojnë shërbime të ndryshme të pagesave, duke përfshirë transferime të shpejta të parave dhe lëshimin e kartave të kreditit. Gjithashtu, KIBS, një operator ekzistues i sistemit të pagesave, ka marrë licencën e parë sipas kërkesave të reja ligjore, duke ndjekur praktikat në vendet e Bashkimit Evropian.
Velichkovski theksoi se, përveç institucioneve tradicionale bankare, tani edhe ofrues të rinj, përfshirë institucione të parasë elektronike, mund të hyjnë në treg, duke sjellë zgjidhje më të lira, më të shpejta dhe më të përshtatshme për qytetarët dhe kompanitë. Sipas tij, disa prej këtyre subjekteve, të cilat tashmë ofrojnë shërbime të pagesave në tregun e Bashkimit Evropian dhe në Rajon, janë në komunikim aktiv me Bankën Popullore për të plotësuar kushtet e nevojshme për të operuar në tregun maqedonas.
Në një hap të rëndësishëm për të thjeshtuar dhe ulur kostot e pagesave ndërkufitare, Banka Popullore dhe institucionet përkatëse shtetërore kanë përfunduar aplikimin për anëtarësimin e vendit në SEPA (Single Euro Payments Area). Aplikacioni zyrtar do të dorëzohet në Këshillin Evropian të Pagesave pas marrjes së një opinioni joformal nga Komisioni Evropian, duke hapur rrugën për përmirësime të mëtejshme në sektorin e pagesave.
Veliçkovski: Pritet rritje e konkurrencës në tregun e shërbimeve të pagesave appeared first on Telegrafi.