Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2023 janë ndërtuar gati 6000 banesa, ndërsa në ndërtimin e tyre pronarët kanë investuar gati 850 milionë euro.
Në vitin 2023 janë ndërtuar 5776 apartamente, nga të cilat 2331 apartamente dhe shtëpiza janë ndërtuar nga individë dhe 3445 apartamente janë ndërtuar nga kompani, përcjell “Fokus”.
“Pronarët individualë së bashku me kompanitë e ndërtimit kanë investuar gati 900 milionë euro në ndërtim”, thuhet në raportin e ESHS-së.
Pronarët individualë kanë kryer punime ndërtimore me vlerë 223.8 milionë euro. Ata ndërtuan 2020 ndërtesa. Sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme e apartamenteve të përfunduara është 128.4 m2.
Numri më i madh i pronarëve individualë të ndërtuar në rajonin e Pollogut, ku janë ndërtuar 641 banesa dhe 5 shtëpiza, pastaj në rajonin e Shkupit me 426 banesa dhe 9 shtëpiza, dhe në rajonin jugperëndimor me 579 banesa dhe shtëpiza.
Ndërkaq, kompanitë e ndërtimit vitin e kaluar kanë kryer punime ndërtimore me vlerë 600 milionë euro. Nga këto, rreth 308 milionë euro janë për objekte individuale. Gjatë vitit 2023, kompanitë e ndërtimit kanë ndërtuar gjithsej 2874 objekte dhe kanë përfunduar gjithsej 3445 apartamente me sipërfaqe totale prej 243815 m2, nga të cilat 3415 janë në pronësi individuale. Sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme e apartamenteve të përfunduara është 70.8 m2.
Sipas rajoneve, më së shumti ndërtime janë bërë në rajonin e Shkupit ku janë ndërtuar 2061 banesa, pastaj në rajonin juglindor me 268 banesa dhe në rajonin e Pellagonisë ku janë ndërtuar 212 banesa./Telegrafi/
ESHS: Mbi 800 milionë euro janë investuar në ndërtimin e banesave në vitin 2023 appeared first on Telegrafi.