Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Hristijan Mickosk, pret që Maqedonia të hyjë furishëm në Bashkimin Evropian. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për pritjet nga Boyko Borisov para Kuvendit të sotëm të BNJVL-së, Mickoski tha se është i lumtur për zgjedhjen e tij sepse OBRM-PDUKM është pjesë e së njëjtës familje evropiane dhe pret që të dy të vazhdojnë rrugën që tashmë është shtruar.
Mickoski ritheksoi se nuk pranojnë ultimatumet dhe diktatet, ndërsa gabimet dhe mendjelehtësia e disa prej politikanëve që ishin dhe janë pjesë e Qeverisë e vështirësuan situatën.
“Kemi një propozim të logjikshëm, të cilën OBRM-PDUKM e ka si pjesë të programit zgjedhor. Do ta ç’bllokojmë rrugën dhe unë jam i sigurt se një stil furioz Maqedonia do të bëhet pjesë e familjes evropiane”, tha Mickoski.
E sot tha se ai dhe qeveria e ardhshme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do t’i respektojnë plotësisht marrëveshjet ndërkombëtare, por do të insistojnë që marrëveshjet të respektohen edhe nga palët tjera, për çka thotë se tashmë kanë përgatitur një dokument./Telegrafi/
Mickoski: Do të respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare, por ato duhet të respektohen edhe nga palët tjera appeared first on Telegrafi.