Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten, sidomos nesër kur temperatura ditore do të arrijnë deri në 40 gradë.
Të enjten, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kah fundi i ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe shtrëngata të rralla.
Ndryshimi i madh i motit me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe rënie të ndjeshme të temperaturës pritet të premten.
Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me rritje të lehtë të temperaturës ditore.
Ndryshe, sot dhe nesër disa rajone të Maqedonisë së Veriut janë në fazë të portokalltë, ndërsa Qeveria dje në seancë ka miratuar disa rekomandime./Telegrafi/
DPHM me parashikim për motin në Maqedoni, të enjten priten reshje të shiut appeared first on Telegrafi.