Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Rossana Dudziak.
“Shkëmbyem informacionet dhe idetë se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me koordinatoren Dudziak shkëmbyen mendime për rëndësinë e arsimit cilësor dhe nevojën e reformimit të sistemit arsimor, si dhe për drejtimet e ardhshme të veprimit në këtë drejtim, në bashkëpunim me UNICEF-in, UNESKO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, njofton Gashi./Telegrafi/
Gashi-Dudziak: Është e nevojshme reformimi i sistemit arsimor appeared first on Telegrafi.