Artisti shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë prej vitesh i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.
Ai edhe këtë periudhë u përfol pasi u shfaq në ‘podcast’-in e ish-bashkëshortes së tij, Afrona Dikës.
Megjithatë, këngëtari gjatë kohës së tij në Big Brother VIP Kosova 2 ka folur edhe për romancën e re.
I ftuar së fundmi në “The Elite Way” në ATV, Blero tha se përfundimisht është beqar.
Mes tjerash, 45-vjeçari zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga ‘bebi’ – ashtu siç iu referohej.
“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri edhe thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero.
I njëjti po vazhdon angazhimet në muzikë dhe në projekte të reja. /Telegrafi/
I pafat në dashuri, Blero thotë se është beqar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.