Kikboxeri nga Kosova, Kadri Murseli ka fituar titullin e Evropës në edicionin e 11-të të turneut “Phenix Boxing Only”, që është mbajtur në ‘Saint Julien’ të Francës, shkruan Reporteri.net.
Kikboxeri Murseli ka fituar me nokaut në raundin e dytë kundër katër herë kampionit të Marokut, Tarik Azraf.
Murseli në profesionalizëm ka zhvillu afërsisht 45 meçe, kurse në amatorizmi ka mbi 180 meçe.
Ai ka dy medalje të arta në kampionate Botërore, ka qenë sportist i vitit në Ferizaj në vitin 2013.
Kadri Murseli nga Kosova shpallet kampion i Evropës në kikboks, e rrëzon kundërshtarin në raundin e dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.