Aktori i humorit Jul Deda, i është përgjigjur dje fansave të tij për herë të parë pasi nuk u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë euro të “Big Brother Vip 3’.
Finalisti i ‘Big Brother Vip 3’, i cili ishte përballë aktores Egla Ceno për çmimin e madh, por nuk arriti të fitonte.
Duke iu drejtuar ndjekësve që i kanë dërguar këtë mesazh, si fansat e Egla Cenos dhe Romeo Veshajt, ai është përgjigjur duke thënë se më e rëndësishme për të është dashamirësia e njerëzve, sesa paratë.
“Përshendetje të gjithë fansave me profile fallco, të E dhe R që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme “të erdhi inat që nuk more 100 mijë Euro”. Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, që më intereson më shumë fitorja se sa lekët. Gjithkujt i duhen 100 mijë Euro, por jo gjithkush e kupton sa e rëndësishme është dashamirësia e njerëzve, që vërtetë nuk të mbush xhepat, por shpirtin, zemrën dhe mendjen ti mbushin plot”, shkroi Juli.
Nuk fitoi çmimin e madh prej 100 mijë euro, Jul Deda i përgjigjet fansave të Romeos dhe Eglës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.