ProCredit Bank hapi një degë të re dhe të modernizuar në Gostivar, duke vazhduar kështu iniciativën për pasurimin e rrjetit të saj, në kuadër të së cilës këtë vit do të hapen lokacione të reja dhe do të rinovohen dhe modernizohen disa nga degët ekzistuese.
Qëllimi i nismës është të përmirësojë përvojën e personalizuar të klientëve dhe disponueshmërinë e shërbimeve nga profesionistët e bankës. Kjo jo vetëm që përfiton klientët, por gjithashtu kontribuon në një mjedis pune më produktiv dhe komod për nëpunësit, duke inkurajuar efikasitet më të madh dhe kënaqësi në punë në bankë.
Dega e rinovuar në rr. Vëllezërit Ginoski pn, përballë ndërtesës së komunës së Gostivarit, përveç pamjes së re dhe dizajnit bashkëkohor, klientëve u ofron shërbime të reja, si dhe një ekip profesionistësh të përkushtuar të cilët janë këtu për të ndarë udhëzime të ekspertëve financiarë, mbështetje dhe shërbim të shpejtë për të gjitha nevojat e tyre bankare.
“Në ProCredit Bank, mbi të gjitha ne kemi prioritet komoditetin dhe kënaqësinë e klientëve tanë. Modernizimi i degës në Gostivar thekson përkushtimin tonë për ofrimin e përvojave të pandërprera bankare të përshtatura për nevojat e ndryshme të komunitetit vendor”, thonë nga banka.
Në kuadër të degës së rinovuar, klientët do të kenë qasje në të gjitha shërbimet digjitale në zonën e re moderne 24/7 të pajisur me ATM-të moderne që ofrojnë mundësi për hyrje në transaksione ditore, si dhe deponim dhe pagesë në denarë dhe euro. Për bizneset që kanë qarkullim ditor më të madh, do të mund ta depozitojnëate në çdo moment në kasafortën e xhiros ditore.
Zona e modernizuar 24/7 i lejon klientët të kryejnë detyrimet e tyre bankare në mënyrë të përshtatshme dhe efikase në çdo kohë, pa kufizimet e orarit tradicional të punës dhe pa pritur në radhë për sportel.
“Inovacioni digjital është pjesë e kulturës sonë të korporatës, siç është edhe angazhimi ynë për të përmirësuar përvojën bankare për klientët tanë. Prezantimi i Zonës sonë të modernizuar 24/7 na ndihmon të ofrojmë zgjidhje të përballueshme, teknologjikisht të avancuara që përputhen me nevojat moderne të klientëve”, sqarojnë nga ProCredit Bank.
Banka shton se deri në fund të këtij viti janë planifikuar rinovime, zhvendosje dhe modernizim të filialeve ekzistuese, si dhe hapja e të rejave, të gjitha me qëllim të përmirësimit të përgjithshëm të offline përvojës të klientëve.
Procredit Bank me degë të re moderne në Gostivar appeared first on Telegrafi.