Sot vazhdoi seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
U votua dy herë për kandidatë të ndryshëm dhe asnjëri prej tyre nuk mori shumicën e nevojshme, pra mbështetjen e të paktën dy të tretave të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve ose të paktën 6 vota.
Për momentin janë duke u bërë konsultime mes gjyqtarëve për vazhdimin e kësaj seance, thonë nga Gjykata Kushtetuese.
Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese filloi më 30 maj dhe deri më tani janë mbajtur tetë raunde votimi.
Duke pasur parasysh se ende nuk është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës dhe që Gjykata Kushtetuese të funksionojë pa probleme, gjyqtarët unanimisht morën qëndrimin që çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin duhet të vendosen kolektivisht.
Kryetares së mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, i ka përfunduar mandati dje më 2 qershor 2024, pas së cilës ajo ka vazhduar të jetë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/
Pas tetë votimeve, ende nuk është zgjedhur kryetari i Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.