Parlamenti britanik u shpërnda zyrtarisht, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në 4 korrik. Pas vendimit të papritur të javës së kaluar të kryeministrit Rishi Sunak për të thirrur zgjedhjet, të 650 vendet e parlamentit janë vakant.
Ndërkohë sapo ka nisur fushata zgjedhore pesë javore për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, të cilët do të marrin vendet e tyre nga 9 korriku. Sondazhet më të fundit tregojnë laburistët si favoritë ndaj partisë konservatore aktualisht në qeveri.
Epërsia e laburistëve përballë konservatorëve u duk edhe në zgjedhjet lokale të disa javëve më parë, ku ata fituan dukshëm në bashkitë kryesore në Britani, duke shënuar disfatën për partinë kryeministrit Rishi Sunak, pas shumë vitesh në pushtet.Një nga flamujt e betejës elektorale për partitë kryesore Konservatorët, Laburistët dhe Liberal-Demokratët është premtimi për të mos rritur TVSH pas zgjedhjeve.
Sipas një prej drejtuesve të konservatorëve, kancelarit Jeremy Hunt tha për BBC-së se është një “angazhim i rëndësishëm” dhe gjithashtu përjashton rritjen e tatimit mbi të ardhurat dhe normat e Sigurimeve Kombëtare. Ndërkohë liberal-demokratët në nisje të takimeve elektoralë, se nëse fitojnë do të rrisin taksat për kompanitë e teknologjisë si dhe do caktojnë profesionistë të shëndetit mendor në çdo shkollë.
Sipas nënkryetares së partisë Daisy Cooper taksa për këto kompani do të ishte minimale, por do të shërbente që të financonte “shërbime publike vërtet jetike”. Ajo mohon se do të dëmtojë ekonominë britanike duke dëmtuar investimet dhe thotë se partia do të synojë industri të tjera të mëdha si energjia dhe bankat për të mbledhur fonde.
Kjo nuk është hera e parë që një parti ka flirtuar me idenë e mbledhjes së parave nga industria e dominuar nga SHBA dhe ka hasur në kundërshtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Në 2021 Joe Biden kërcënoi për vendosjen e tarifave të reja për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar si një përgjigje të taksës së qeverisë për shërbimet digjitale.