OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas ndaj deklaratave të Ali Ahmetit, i cili pas votimit të Afrim Gashit për kryetar Kuvendit, tha se është shkelur legjitimiteti i sovranit shqiptar. Nga OBRM-PDUKM thonë se premtimi i parë i tyre është realizuar, me atë që BDI do të shkojë në opozitë.
“Nuk ka as mazhoritarizëm, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi”.
“Nëse dalja e BDI-së në opozitë është shkelje e Marrëveshjes Kornizë, atëherë edhe Ali Ahmeti e ka shkelur atë kur vendosi ta lërë OBRM-PDUKM-në jashtë qeverisë dhe nuk respektoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 ku OBRM-PDUKM fitoi. Që do të thotë vetëm se respektimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka të bëjë me faktin nëse BDI është pushtet apo opozitë”.
“Ahmeti duhet të mos sillet si një fëmijë i prapë që qan për një lodër që nuk është e tij, sepse OBRM-PDUKM nuk është SDS dhe as shkuarja në BDI nuk ka lidhje me qëndrimin e OBRM-PDUKM -së ndaj shqiptarëve. Sepse BDI nuk janë vetëm shqiptarët në Maqedoni, BDI është segmenti që ka vjedhur si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit. Nëse Ahmeti mendon se kërkesat e reja dhe antishtetërore etnike të përkthyera në dokumente dhe platforma do ta shpëtojnë atë nga dalja në opozitë dhe fshehja e krimeve të partisë së tij, ai duhet të dijë se kjo do t’i japë fund shpejt karrierës së tij”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
OBRM-PDUKM i reagon Ahmetit: Premtimi i parë u realizua, BDI shkon në opozitë appeared first on Telegrafi.