Aktori, Romeo Veshaj i cili u rendit i treti në këtë edicion të Big Brother Vip, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
Me anë të një videoje, ai shprehet se i është dashur pak kohë të marrë veten dhe se i falenderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur.
“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta pak shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën. Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë”.
“Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth. Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo.
U rendit i treti në Big Brother VIP Albania, reagon për herë të parë Romeo Veshaj: Mu desh kohë të merrja veten / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.