Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhuros, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Për të bronztën, garuesja kosovare u përball me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard, të cilën e mposhti për ta fituar medaljen e parë në karrierë në një Kampionat Botëror.
Paraprakisht, Laura i fitoi tri meçe dhe e humbi një, të çerekfinales.
Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, kroaten Katarina Kristo.
Garuesja kosovare në xhiron e tretë mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen ruse Dali Liluashvili.
Laura në çerekfinale humbi me Wazaari, nga garuesja e Sllovenisë Andreja Leski.
Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të garojë në repasazh, ku mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker.
Për medalje të bronztë ishte më e mirë se kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard.
Fazliu e bronztë, del e treta në botë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.