Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se do të largohen rekuizitat argëtuese përballë sallës sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit.
Nga MPB thonë se autoritetet kompetente kanë kryer kontroll në lokacionin përkatës gjatë ditës së djeshme.
“Njësiti kundër krimeve ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup, në koordinim me zyrtarë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektori Ndërtimor nga Komuna e Karposhit, kanë dalur në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete përkatëse në kuadër të rrethit të kompetencave dhe autorizimeve të tyre.
Përkatësisht, nga ana e shërbimeve inspektuese, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe gjendjes faktike të konstatuar është përpiluar procesverbal për gjendjen e konstatuar, ndërsa inspektor i autorizuar ndërtimor nga Komuna e Karposhit ka iniciuar procedurë për parregullsitë e konstatuara, pas çka do të ndërmerren masa konkrete në drejtim të largimit të të njëjtave, ndërprerjes së aktivitetit, si dhe dislokimit të rekuizitave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit appeared first on Telegrafi.